Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”

Fotogaleria

Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin presidenti i Republikës, njëkohësisht komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura z. Ilir Meta, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar gjeneral Sir Stuart William Peach, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri Duncan Norman, gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë të nga MM dhe FA.

Në fjalën e tij shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, gjeneral Sir Stuart William Peach çmoi bashkëpunimin me Shqipërinë, duke e vlerësuar si një anëtare të denjë të NATO. “Ne kemi ecur së bashku me eskperiencat tona ushtarake në NATO. E di se do të punojmë së bashku në të ardhmen. Unë kam bindjen si shefi i Shtabit së Mbretërisë së Bashkuar që e ardhmja jonë është shumë më e sigurtë si rezultat i kësaj Aleance. NATO, mbetet lidhja vitale që mundëson sigurinë në vendin tonë”.

Nga ana e tij shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku e vuri theksin te forcimi i këtij bashkëpunimi në funksion të paqes dhe sigurisë. “Ky është demonstrim i bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi midis FA të Mbretërisë së Bashkuar dhe FA të RSH, dhe sigurinë se ky bashkëpunim do të shtrihet dhe do të vazhdojë akoma më shumë edhe në të ardhmen në interes të paqes, sigurisë jo vetëm në vendet tona, por edhe në rajon edhe më gjerë. Ne jetojmë në një mjedis që praktikuesit e sigurisë e përcaktojnë si vulnerabël, të paparashikuar, kompleks dhe të paqartë, megjithëse jetojmë në një sistem ndërkombëtar, ku shtetet duhen të jenë aktorët e vetëm kryesorë, por në realitet ajo që konstatojmë është rritja në disa raste e frikshme e rolit të aktorit jo shtetëror. Një mjedis me aktorë të tillë, na ka ekspozuar të gjithëve njësoj përballë rreziqesh dhe kërcënimesh, që mesa duket asnjë shtet nuk e ka të lehtë t’i përballojë i vetëm, aq më pak vende të vogla si Shqipëria”.

Duke folur për sfidat e reja të sigurisë, gjeneral brigade Kollçaku tregoi se kjo stërvitje është një arsye më shumë për të na bërë të vendosur për të vijuar në rrugën tonë të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar në fushën ushtarake, por jo vetëm, si mundësia më e mirë e ruajtjes së paqes dhe sigurisë.
Stërvitja “Ushtari Eagle 17” ka për qëllim ruajtjen e instalimeve apo bazave ushtarake, mbështetjen për operacionet ajrore dhe detare që lidhen me zonën e ulje-taktike, perfeksionimin e aftësive të patrullimit, kryerjen e veprimeve që kanë të bëjnë me operacionet e stabilizimit; është në fakt mënyra më e mirë për t’u përgatitur për karakteirn e ndryshueshëm të veprimeve në zonën e operacioneve.

Kjo stërvitje e cila ka nisur më 04 shtator 2017, zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Mbretërinë e Bashkuar dhe do të vijojë deri më datën 28 shtator 2017, në bazën detare të Kepit të Palit, Rajonin Stërvitor të Bizës, Bazën Ajrore të Kuçovës dhe në Batalionin III të Këmbësorisë në Poshnje.

Më pas dy ushtarakët e lartë u zhvendosën në rajonin stërvitor të Bizës, ku përuruan memorialin kushtuar ushtarëve britanikë të rënë në vendin tonë. Ushtarët britanikë humbën jetën në një fluturim gjatë operacioneve mbështetëse në Shqipëri më 29 nëntor 1944.

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Buletini mujor shtator 2018Ditari, të rejat kryesore shtator 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 10 (2018) Tetor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria05 tetor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Tetor 2018
Ma En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4