Përcillen në Bunavi kandidatët për ushtarë/detarë aktivë në FA

Fotogaleria

Është zhvilluar sot ceremonia e përcjelljes së kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura, për Stërvitjen Individuale Bazë (SIB) për në Shkollën e Trupës në Bunavi.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, ushtarakë të lartë dhe familjarë e miq të rekrutëve.

Në fjalën e saj ministrja Kodheli përgëzoi të rinjtë për zgjedhjen e tyre për t’i shërbyer vendit dhe i ftoi ata të përkushtohen maksimalisht dhe të respektojnë rregullat. “Padyshim është një ditë e veçantë për ju që nisni një rrugëtim, i cili në gjykimin tim do t’ju çojë shumë larg nëse do të dini ta mbani me nder uniformën që do të vishni mbasi të kaloni edhe sprovën e fundit, atë të Bunavisë.”

Më pas ministrja Kodheli shprehu bindjen se qeveria do të vijojë të mbështesë Forcat e Armatosura në përmbushjen e angazhimeve të tyre. “Unë jam plotësisht e bindur që qeveria do të dijë, siç edhe ka ditur, t’i mbështesë FA duke filluar që nga rritja e buxhetit, kërkesë kjo e kohës, e situatave që përjetojmë, e rreziqeve që vijnë, nga jugu, nga lindja nga Lindja e Largët, por kërkesa edhe të nevojës së një epoke ku teknologjia ecën shpejt dhe po kaq shpejt mund të ecë edhe rrezikshmëria për të dëmtuar vendin tonë apo qytetarët tanë.”

Në fund të fjalës së saj zonja Kodheli falënderoi të gjithë ata që kanë zgjedhur të jenë pjesë e Forcave të Armatosura dhe nuk la pa përmendur familjarët dhe të afërmit për gjithë mbështetjen që iu kanë dhënë.

Për fazën e tretë të rekrutimeve janë përzgjedhur për të nisur SIB në Shkollën e Trupës në Bunavi 95 rekrutë, prej të cilëve 10 janë femra.

SIB zgjat për rreth 10 javë, pas së cilës rekrutët titullohen ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Më pas, ushtarët e sapotitulluar menjëherë do t’i nënshtrohen Stërvitjes Individuale të Avancuar, po në Bunavi, e cila gjithashtu zgjat 10 javë.



BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë 15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO 17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO 16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17” 14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Shtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 11 (2017) Nëntor 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 17 nëntor 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Nëntor 2017
Ma En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3