Betohet shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku

Foto Galeria

Është zhvilluar sot në mjediset e Presidencës ceremonia solemne e betimit të shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, ministrja e Mbrojtjes zonja Mimi Kodheli, drejtues dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, atashe ushtarakë të vendeve të NATO-s, etj.

Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku shprehu falënderimet nga ana e tij për detyrën e re që iu besua. Në të njëjtën kohë, ai shprehu përkushtimin e tij ndaj përmbushjes me sukses të këtij misioni fisnik.

Presidenti Meta i uroi suksese gjeneral brigade Kollçakut në detyrën e tij. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje dhe konsiderata të larta për burrat dhe gratë në uniformë që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë me përkushtim dhe sakrifica të panumërta për mbrojtjen e vendit dhe interesave kombëtare gjatë 105 viteve të shtetit shqiptar.

Presidenti i Republikës falënderoi edhe ushtarakët shqiptarë që janë me mision jashtë vendit si dhe kolegët e tyre që po kontribuojnë me vetëmohim për shuarjen e zjarreve, apo emergjenca të tjera civile në shërbim të qytetarëve tanë.



Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 9 (2017) Shtator 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 15 shtator 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Shtator 2017
Ma En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1