Diplomohen akademistët e Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm

Fotogaleria

Në mjediset e auditorit të Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua ceremonia e diplomimit të ushtarakëve që ndoqën Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP) për vitin 2016 - 2017.

KKSHP përbën një nga hapat kryesorë të kursit të arsimimit profesional ushtarak të oficerit të FA, i cili ka ndikim të rëndësishëm për vijimësinë e karrierës. Ky kurs plotëson njohuritë në fushën e planëzimit dhe drejtimit të operacioneve në të gjithë spektrin e nivelit taktik si edhe i jep njohuri dhe shtron bazat për planëzimin dhe drejtimin në një mjedis operacional kompleks. Ky kurs në sistemin e karrierës përfaqëson kursin e nënkolonelit.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Dedë Prenga, komandantë forcash, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Republikës së Kosovës në vendin tonë z. Sylë Ukshini si dhe të ftuar.

Zëvendësministri Koçi në fjalën e tij u shpreh se ky kurs përbën një moment të rëndësishëm në jetën profesionale të ushtarakut të Forcave të Armatosura.

“Pas një viti studimi “laboratorik” të tyre keni mundësinë, por edhe përgjegjësinë për t’u bërë pjesë e përpjekjes së përbashkët jo vetëm në nivel të Forcës së Armatosur, por shumë më shumë se kaq, e Aleancës së Atlantikut të Veriut”, - tha ai duke i nxitur ushtarakët e sapodiplomuar të jenë edhe më kërkues dhe ambiciozë. “Misioni juaj nuk është dhe nuk duhet të jetë për asnjë moment të bëheni pjesë e status quo, përkundrazi, në rastin më të mirë të udhëhiqni ndryshimin e në rastin më të keq të bëheni pjesë e tij, por kurrsesi të bëheni pengesë.”

KKSHP për vitin akademik 2016 - 2017 e përfunduan 24 ushtarakë me gradën major, 2 prej të cilëve pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në fund të ceremonisë, zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi dhe ushtarakët e tjerë të lartë të FA, i dorëzuan diplomat kursantëve të cilët përfunduan me sukses këtë vit akademik.



Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 7 (2017) Korrik 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 14 korrik 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Korrik 2017
Ma En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6