Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel

 

Fotogaleria

 

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO. Znj. Kodheli fillimisht zhvilloi një takim shumëpalësh me ministrat e Mbrojtjes të vendeve kontribuese në grup-batalionin e dislokuar në Letoni. Ministri i Mbrojtjes i Kanadasë z. Harjit Singh Sajjan dhe ai i Letonisë Raimonds Bergmanis falënderuan ministren Kodheli për kontributin e dhënë nga Shqipëria dhe angazhimin në kuadër të kësaj nisme. Ministrat diskutuan nevojën e harmonizimit dhe të bashkërendimit të strategjive dhe aktiviteteve të vendeve kontribuese në përputhje me objektivat e NATO. Ministrja Kodheli falënderoi vendet pritëse, organizatore dhe ato pjesëmarrëse dhe deklaroi se ky kontribut do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2018.

Ministrja Kodheli gjithashtu pati një takim me homologun malazez, z. Predrag Bošković, i cili falënderoi ministren Kodheli për mbështejen e vazhdueshme dhe të gjithanshme që Shqipëria ka dhënë për anëtarësimin e plotë të Malit të Zi në NATO.

Ministrja Kodheli zhvilloi një takim dhe me homologen e saj maqedonase, znj. Radmilla Sheqerinska. Gjatë këtij takimi të dy ministret diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh dhe shkëmbimin e informacionit si domosdoshmëri për të qenë efikas në luftën kundër terrorizmit. Ministrja Kodheli përsëriti faktin se Shqipëria mbështet politikën e dyerve të hapura njësoj si aleatët.

Gjatë këtij ministeriali ministrja Kodheli zhvilloi biseda edhe me sekretarin Stoltenberg dhe ministrat e vendeve më të mëdha anëtare të NATO, si SHBA, Kanada, Itali, Gjermani etj.

Ky ministerial vjen menjëherë pas takimit të kryetarëve të shteteve të mbajtur në maj 2017 në Bruksel dhe ka në axhendën e tij diskutimin dhe implementimin e vendimeve të tyre. Forcimi i marrëdhënieve transatlantike, ndarja e barrës së përgjëgjësive mes aleatëve, zhvillimi i kapaciteteve të mbrojtjes të NATO, bashkëpunimi konkret NATO - BE dhe rritja e rolit të NATO në luftën kundër terrorizmit.

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka 14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeve Nëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare 24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel 8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë 15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO 17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO 16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17” 14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Shtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018 Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 02 (2018) Shkurt 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 16 shkurt 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Shkurt 2018
Ma En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 1 2 3 4