Shqipëria nis Kontigjentin e Parë në grup-batalionin e NATO në Letoni


Fotogaleria

Në mjediset e Komandës Mbështetëse u zhvillua sot ceremonia e dërgimit të Kontigjentit të Parë të EOD (Explosive Ordnance Disposal) në misionin operacional të NATO në kuadër të prezencës së përforcuar në Letoni.

Të pranishëm në ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, komandanti i Komandës Mbështetëse kolonel Ardian Bali, komandantë e drejtues të Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes si dhe familjarë dhe të afërm të pjesëtarëve të EOD.

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në fjalën e saj tha se pas anëtarësimit në NATO, koncepti i mbrojtjes kolektive, e ka evoluar perceptimin tonë për mbrojtjen, pasi tashmë kufijtë e çdo aleati janë edhe kufijtë tanë, të cilët mishërojnë vlerat e lirisë dhe demokracisë. “Në këtë kuadër, këta djem do të nisen sot, si pjesë e forcës së përparuar të Aleancës, për të kontribuar në mbrojtjen, parandalimin dhe aq më shumë garantimin e sigurisë së vendeve Aleate të NATO në Europën Lindore”. 

Më tej, ministrja Kodheli theksoi përgjegjshmërinë dhe seriozitetin e qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për mbajtjen e barrës që i takon brenda Aleancës, si dhe përkushtim për përmbushjen e detyrimeve në kuadër të angazhimeve në raport me shtetet aleate siç është rënë dakord në Samitin e Varshavës.

Në fund të fjalës së saj, ministrja Kodheli tha: “Për të arritur deri në këtë ditë, është shpenzuar kohë, janë shpenzuar energji dhe burime për të modernizuar pajisjet, intensifikuar stërvitjen dhe përmirësuar aftësitë fizike dhe operacionale. Meritat i takojnë djersës, mundit dhe sakrificave tuaja, gjatë përgatitjes dhe stërvitjeve brenda dhe jashtë vendit, me aleatët dhe partnerët tanë. Jam e sigurt se ky angazhim do të shërbejë për të rritur aftësitë ndërvepruese dhe bashkëpunuese, duke aplikuar procedurat standarde të Aleancës. Njëkohësisht, ju do të demonstroni zotësitë tashmë të spikatura, eksperiencat e vyera dhe praktikave tuaja më të mira”.

EOD është struktura speciale për eliminimin e materialeve të rrezikshme e Batalionit të Xhenios të Komandës Mbështetëse. Kjo strukturë është prioritet i Komandës Mbështetëse dhe i Forcave të Armatosura dhe përveç angazhimit brenda vendit ajo kontribuon me përfaqësues në Mali, Afrikë dhe tashmë edhe në Letoni. Shqipëria është pjesë e grup – batalionit në Letoni nën komandën e Kanadasë, ku marrin pjesë dhe Italia, Polonia dhe Sllovenia.

Aktualisht po dislokohen katër grup-batalione shumëkombëshe në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni, që do drejtohen respektivisht nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Gjermania dhe SHBA. Forcat tona do të ofrojnë kapacitetin EOD për grup-batalionin e dislokuar në Letoni, i cili është dhe konsiderohet një kapacitet shumë i rëndësishëm mbështetës.

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Buletini mujor prill 2018Ditari, të rejat kryesore prill 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 05 (2018) Maj 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria25 maj 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Maj 2018
Ma En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3