Dita e Vizitorëve të Shquar të Stërvitjes “LogEx - 17”

Fotogaleria

Në kuadër të Stërvitjes “LogEx - 17” u zhvillua sot në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes  Dita e Vizitorëve të Shquar.

Në këtë aktivitet morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, ambasadorë, gjeneralë dhe drejtorë drejtorish në MM dhe SHP.

Fjalën e hapjes e mbajti drejtori i J4, kolonel Dritan Stroni, i cili falënderoi dhe vlerësoi punën e bërë për arritjen e kësaj stërvitjeje shumëkombëshe. Ai përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe e vlerësoi punën e tyre si cilësore dhe të efektshme. Edhe drejtori i J4 të EUCOM, admirali Paul Verrastro shprehu vlerësimet e tij duke u ndalur tek përmirësimet e ndjeshme të aftësive që kjo stërvitje do të sillte tek të gjithë vendet pjesëmarrëse.

Gjatë fjalës së tij zëvendësministri i Mbrojtjes shprehu vlerësimin që Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë ndjejnë me rastin e organizimit dhe zhvillimit të kësaj stërvitjeje, e cila është kontribut për paqen, sigurinë dhe prospertitetin ne rajon dhe më gjerë.
Më tej zëvendësministri Koçi shtoi: “Stërvitja shërben si një tjetër hap pozitiv për rritjen e bashkëpunimit, vijimin e dialogut dhe rritjen e mirëbesimit midis vendeve të rajonit tonë, si dhe forcimin e lidhjeve midis NATO dhe Partneritetit për Paqe.”

Zëvendësministri gjatë fjalës së tij rëndësi të veçantë i dha aleatëve, të cilët mbështetën këtë stërvitje dhe bënë të mundur mbarëvajtjen e saj dhe suksesin e deritanishëm, duke e përfunduar fjalën e tij me falënderime për pjesëmarrësit dhe shprehu kënaqësinë për rezultatet që kjo stërvitje ka sjellë.

Stërvitja “LogEx 17”, bazohet në doktrinën e NATO duke aplikuar mbështetjen logjistike të përbashkët, për mbështetjen e trupave në operacionet shumëkombëshe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit global të sigurisë.

Kjo stërvitje do të zgjasë deri më 19 maj dhe në të marrin pjesë 135 trupa nga Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kroacia, Finlanda, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia, Suedia vëzhgues nga Polonia dhe Sllovenia si dhe instruktorë nga SHBA, Britania e Madhe, Austria dhe Franca.



BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë 15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO 17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO 16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17” 14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Shtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 11 (2017) Nëntor 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 17 nëntor 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Nëntor 2017
Ma En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3