Ministrja Kodheli nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit në Kosovë

Fotogaleria

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli mori sot titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit. Dekretin e shpalljes së ‘Qytetare Nderi’ e Komunës dhe motivacionin e ka lexuar, kryetari i Kuvendit Komunal, Naim Bazaj, në të cilin është shkruar: “Zonja e nderuar, Mimi Kodheli shpallet Qytetare Nderi e Komunës për kontributin e çmuar dhe përkrahjen e pakursyer për çlirimin e Kosovës dhe mbështetjes së vazhdueshme për fuqizimin e shtetësisë së Kosovës dhe vënien e interesave të Kosovës në agjendat integruese euro-atlantike.

Për personalitetin e fuqishëm motivues dhe inspirues të lartësimit të gruas shqiptare në Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës dhe të fuqizimit të saj duke qenë në vendimmarrje. Dëshmoi me angazhimin e saj të pashoq se gruaja shqiptare denjësisht ka promovuar dhe lartësuar vlerat kombëtare”.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë drejtues, anëtarë të Kuvendit Komunal, ish-luftëtarë, qytetarë të kësaj komune. Gjatë fjalës së saj ministrja Kodheli uroi dhe falënderoi të gjithë të pranishmit për nderimin e veçantë që i bënë dhe për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore.

“Ndihem shumë e privilegjuar, e emocionuar dhe e nderuar që vij këtu, në Komunën heroike të Drenasit, në zemrën e rezistencës së Shqipërisë, që të bëhem dhe unë qytetare e kësaj toke të shtrenjtë trimash. Dua t’ju falënderoj një nga një, por edhe të gjithë ju të nderuar anëtarë të Kuvendit Komunal që vendosët të më nderoni me titullin “Qytetar Nderi”, u shpreh ministrja. Znj. Kodheli ka nënvizuar se toka e Drenasit është dëshmitare e shumë betejave për liri dhe pavarësi. “Kjo tokë në shekuj është shkelur nga thundra e pushtuesit është djegur nga dora e dushmanit, është larë nga gjaku i bijve të vet më të mirë dhe prandaj kjo tokë është sa e shenjtë aq e bukur dhe hyjnore, se nga këtu kanë dalë trimat shqiptarë, burra dhe gra që atdheun e kanë vënë para vetes, përpara jetës së tyre”, deklaroi Ministrja.

Znj. Kodheli më tej nënvizoi se “Unë jam krenare që tashmë jam pjesë e kësaj toke njerëzish trima dhe të lirë dhe me këtë rast shpresoj se përmbush dhe një ëndërr të vjetër, të babait tim të ndjerë, që punoi fort, për pavarësinë e kësaj toke rreth 40 vite më parë”.
Duke shfrytëzuar këtë ceremoni ministrja Kodheli vuri në dukje se betejat për lirinë e Drenasit kanë pasur edhe heronj të heshtur nga ana tjetër e kufirit shqiptar ndarës. “Unë jam e bindur se, kjo betejë është e ardhmja jonë Euroatlantike është synimi i të gjithë atyre që punojnë dhe përpiqen për të mirën e çdo familje shqiptare kudo që ndodhet”, deklaroi znj. Kodheli.

Duke folur për problemet e sotme si në Shqipëri dhe Kosovë, ministrja theksoi se kur dukemi se sa mirë jemi, ngandonjëherë jemi edhe të këqijtë e vetes, pasi sot, kemi një luftë të re, të madhe dhe sublime, luftë me varfërinë, me papunësinë, me mungesën e drejtësisë që disa politikanë apo pushtete të ashtuquajtura të pavarura, na e kanë shndërruar në sistem.

Teksa është ndalur tek zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, Kodheli nënvizoi se: “Në Tiranë, ka një grup njerëzish që po përpiqen të krijojnë konflikt me Perëndimin, të trembur nga reformat, kryesisht asaj në drejtësi. Ky grup i dhunshëm politikanësh, që padyshim e urrejnë demokracinë, ashtu si dhe zbatimin e ligjit, të drejtën e qytetarëve për të votuar, barazinë përpara drejtësisë, do të marrin një përgjigje nga populli shqiptar, nga qytetarët e Shqipërisë pak javë më vonë, që është ajo e Shqipërisë së lirë, e demokracisë së re. Por, absolutisht e demokracisë së duhur”.

Në fund të fjalës së saj Ministrja Kodheli falënderoi të pranishmit për nderin e madh që i bënë që e pranuan në gjirin e tyre, që e pranuan qytetare të tyren, duke theksuar se “duhet të punojmë së bashku që së shpejti të jemi të gjithë bashkë qytetarë të denjë të Europës së bashkuar”.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se ka nderin të prezantojë para qytetarëve të Drenasit, propozimin e tij, të miratuar me vota unanime në Asamblenë komunale të Drenasit, ta shpallë dhe japë titullin qytetare nderi për Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli.

“Ju, me përkushtim të pashoq, keni lartësuar Shqipërinë, Kosovën dhe kombin shqiptar. Keni argumentuar fuqinë e barazisë gjinore, dëshmuat aftësinë e gruas shqiptare në politikë dhe vendimmarrje. Vendi i rezervuar për burrat e Shqipërisë, për Ministrinë e Mbrojtjes, me dinjitet e udhëhiqni, si grua që eci gjurmë vetë paraardhëseve tuaja që historia jonë është aq e begatë dhe krenare. Ju keni vijuar rrugën e grave të shquara të kombit, si Ministre shqiptare në NATO, duke prezantuar kombin tonë dhe Republikën e Kosovës me aspiratën për të qenë pjesë e saj. Mbamendja historike, na kthen te mbretëresha Teutë, vajzat e Kastriotit, Nora dhe vajzat e Kelmendit, Shote Galica, Nëna Salë e Prekazit, Xhevë Lladrovci, Hyrë Emini dhe mijëra gra që u vunë në shërbim të atdheut. Lidhja juaj emocionale me Kosovën, në veçanti me heroinat e Drenicës, na motivuan t’ju shpallim Qytetare nderi e Drenasit dhe Drenicës së Komandantit tonë legjendar Adem Jashari. Falënderoj Asamblenë komunale për votimin njëzëri që ju të jeni Qytetare Nderi”, tha kryetari Lladrovci dhe i dhuroi pllakatin e “Qytetare Nderi e Komunës”, ministres Kodheli.

Pas përfundimit të seancës solemne, Ministrja Kodheli ka bërë homazhe pranë varrit të dëshmorëve Fehmi e Xhevë Lladrovci në Gllanasellë të Drenasit.



BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë 15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO 17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO 16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17” 14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Shtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 11 (2017) Nëntor 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 17 nëntor 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Nëntor 2017
Ma En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3