Zhvillohet Stërvitja Ndërinstitucionale Durrësi SAREX 17

Fotogaleria

110517

Në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve kryesore stërvitore të Forcave të Armatosura, më datë 10 dhe 11 maj 2017 në rajonin e Kepit të Palit Durrës, u zhvillua Stërvitja Ndërinstitucionale “Durrësi SAREX 17”.

Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Tonin Marku, komandantë forcash dhe drejtues të institucioneve pjesëmarrëse në këtë stërvitje ishin të pranishëm në ditën e vizitorëve të shquar dhe ndoqën nga afër zhvillimet me kryesore të stërvitjes “Durrësi SAREX 17”.

Pjesëmarrës ishin: Forca Detare, e cila është edhe drejtuese e kësaj stërvitje me pesë anije, Forca Ajrore me një helikopter, ForcaTokësore me një grup të Batalionit Special, Policia e Kufirit dhe Migracionit Durrës dhe Antikontrabanda Detare me nga një mjet detar secila, si dhe personel nga Qendra Kombëtare e Kërkim - Shpëtimit dhe Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare.

Drejtuesi i stërvitjes kapiten i rangut parë Subi Zenelaj u shpreh ndër të tjera se “stërvitje të tilla janë shumë të rëndësishme pasi i shërbejnë rritjes së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve me qëllim zbatimin e ligjit në det”.

Stërvitja “Durrësi SAREX 17”, angazhoi institucionet pjesëmarrëse në veprime të përbashkëta për kryerjen operacioneve të kërkim - shpëtimit (SAR), në përgjigje të fatkeqësive apo krizave të ndryshme humanitare si dhe zbatimin e ligjshmërisë në hapësirën detare.

Qëllimi kryesor i saj është rritja e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve që kanë interesa në det, në dobi të ndalimit të aktivitetit kriminal si dhe përgjigjen në raste krizash apo situatash të ndryshme detare.



Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 9 (2017) Shtator 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 15 shtator 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Shtator 2017
Ma En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1