Zëvendësministri Koçi nderon dëshmorët në Has dhe merr pjesë në festimet e Shën Gjergjit në Shishtavec

Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në nderim të dëshmorëve të Hasit dhe dëshmorëve që luftuan për çlirimin e Kosovës.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kryetari i Bashkisë së Hasit, z. Adem Lala, prefekti i qarkut Liman Morina, komandant Kudusi Lama një ndër kontributorët më të mëdhenj të luftës së Kosovës, nënkryetari i Komunës së Gjakovës, z. Ramadan Hoti, përfaqësues nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së Kosovës mjaft të ftuar.

Në fjalën e tij përshëndetëse zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi u shpreh se 5 Maji nuk është thjesht një ditë e nderimit dhe e respektit për dëshmorët, por është ditë e së ardhmes, sepse është ditë e bashkimit ku ne të gjithë si në Shqipëri dhe Kosovë me idealin kombëtar përpara respektojmë lavdinë tonë kombëtare. “Nuk mund të ndajmë dëshmorët e Kosovës nga dëshmorët e Shqipërisë. Dëshmorët e Shqipërisë janë dëshmorët e Kosovës, dëshmorët e Kosovës janë dëshmorët e Shqipërisë”.

Në vijim të falës së tij, z. Koçi theksoj se epoka e lavdishme e UÇK-së nuk është thjesht një luftë për çlirimin e Kosovës, por UÇK-ja dhe të gjithë ato që ndihmuan në çlirimin e Kosovës realizuan rilindjen e dytë kombëtare.

“Këtë gjykim historik ne duhet ta mbajmë fort dhe ta respektojmë gjithmonë, sidomos çdo 5 Maj. 5 Maji na mëson se gjaku i dëshmorëve është i pari, pastaj vijnë kishat dhe xhamitë. Feja e shqiptarit është shqiptaria”-u shpreh z. Koçi.

Në përfundim të fjalës së tij, zëvendësministri i Mbrojtjes u ndal edhe tek fakti se shqiptarët mbeten edhe sot faktor paqeje dhe stabiliteti, faktor i funksionimit të mirë dhe evropianizimit të rajonit. “Nëse në Maqedoni punët nuk shkojnë mirë, ky nuk është faji i shqiptarëve, përkundrazi shqiptarët janë shansi dhe faktori që Maqedonia të bëhet një vend evropian. Prandaj ne vazhdojmë të këmbëngulim tek ideja, tek fryma, tek shpirti ynë që shqiptarët do të jenë gjithmonë të paqes, por shqiptarët dinë të bashkohen, shqiptarët dinë të bashkohen rreth gjakut të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, dëshmorëve të tjerë të atdheut dhe të dëshmorëve të UÇK-së. Lavdi gjakut të dëshmorëve, lavdi kombit shqiptarë, lavdi popullit patriot të Hasit”,-tha z. Koçi.

Një ditë më vonë, zëvendësministri Koçi mori pjesë në Shishtavec të Kukësit, në festimet e ditës së shënuar të Shën Gjergjit, e cila simbolizon ndaljen e dimrit dhe ardhjen e stinës së verës. Festimet për ditën e Shën Gjergjit nisin më datë 5 maj dhe zgjasin deri më 15 maj.

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Buletini mujor prill 2018Ditari, të rejat kryesore prill 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 05 (2018) Maj 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria25 maj 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Maj 2018
Ma En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3