Promovohet botimi “Tirana, prefektët dhe nënprefektët e saj, 1912 - 2017”

Fotogaleria

Në mjediset e Hotel Tirana International u promovua sot botimi “Tirana, prefektët dhe nënprefektët e saj, 1912-2017”, vepër e autorëve Gazmend Bakiu dhe Kastriot Dervishi.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, prefekti i Tiranës z. Sadi Vorpsi, deputetë të Kuvendit, ish - prefektë dhe mjaft të ftuar.

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli u shpreh se ndjehej shumë e privilegjuar të ishte e pranishme në këtë aktivitet që përkon edhe me 105 – vjetorin e krijimit të institucionit të Prefektit të Tiranës.

Ajo u ndal gjithashtu në kujtimet e saj për periudhën kur ka qenë në krye të Qarkut të Tiranës, si dhe theksoi si vlerë të shtuar faktin se në Tiranë nuk kanë jetuar vetëm nga tiranasit autoktonë, por qytetarë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë.

Më tej, zonja Kodheli foli për rolin dhe kompetencat që duhet të ketë prefekti i Tiranës, i ndihmuar edhe nga institucionet e tjera qendrore. “Prefekti duhet të jetë institucioni i kontrollit të përgjithshëm të ligjshmërisë dhe territorit që ka. Duke qenë syri dhe mendja e qeverisë qendrore ndaj pushtetit lokal, prefekti duhet të ushtrojë plotësisht kompetenca reale. E për këtë, edhe ne, përfaqësuesit e pushtetit qendror, e këtu kam parasysh Ministrinë e Mbrojtjes, atë të Brendshme, Shëndetësinë dhe Arsimin, apo dhe atë të Zhvillimit Urban, na duhet të mos mendojmë vetëm për dikasteret tona, por më gjerë. Prefekti duhet të jetë dhe dora e pushtetit qendror, me kompetenca të qarta. Prefekti nuk mundet vetëm të kërkojë dhe të kontrollojë, por dhe të veprojë e zbatojë.” - theksoi znj. Kodheli.

Në fund të fjalës së saj ministrja Kodheli përshëndeti të gjithë pasardhësit e atyre që kanë ushtruar detyrën e prefektit të Tiranës.

Prefekti i Qarkut të Tiranës, z. Sadi Vorpsi, vlerësoi rolin e Prefekturës së Tiranës në shtetformimin e vendit, që nga krijimi i këtij institucioni fill pas pavarësisë, e deri më sot.

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli ka mbajtur detyrën e prefektit të Tiranës në periudhën 7 janar 2005, deri më 21 maj 2005.



Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 9 (2017) Shtator 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 15 shtator 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Shtator 2017
Ma En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1