Ministrja Kodheli pret homologun nga Kosova, Haki Demolli

Fotogaleria

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli priti sot në një takim zyrtar ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës z. Haki Demolli dhe delegacionin që e shoqëronte. Të dy homologët diskutuan çështje të interesit të përbashkët dhe Planin e Bashkëpunimit Dypalësh, i cili, siç u shpreh ministrja Kodheli pas takimit, “është konkret, i hapur dhe i zhveshur nga procedurat burokratike”. Nga ana e tij ministri Demolli theksoi realizimin dhe përmbushjen e të gjitha aktiviteteve të parashikuara për vitin 2016. 

Dy ministrat folën mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Republikën e Kosovës dhe në veçanti për situatën e krijuar në kufijtë veriorë të saj. “Konsolidimi i shtetit të Kosovës dhe paprekshmëria e kufijve kushtetues është në fakt prioritet i axhendës sonë të përbashkët.” - theksoi ministrja Kodheli.

Në takim u fol gjithashtu edhe për dyfishimin e numrit të ushtarakëve shqiptarë që janë pjesë e misionit të NATO në Kosovë, KFOR.

Gjithashtu ministrja Kodheli përfitoi nga rasti të urojë 9 - vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Pas takimit mes palëve u firmos edhe Bashkëpunimi Dypalësh për vitin 2017, i cili fokusohet në stërvitjet dhe trajnimet e përbashkëta.

Në përfundim, dy ministrat dolën para mediave për një deklaratë.

***

Deklarata e ministres së Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli

Mirëdita të gjithëve,

kam kënaqësinë sot të pres një mik, koleg, ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës z. Haki Demolli, me të cilin zhvilluam një bisedë intensive lidhur me marrëdhëniet dypalëshe, lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor dhe sigurisht me gjithë problematikën e këtyre ditëve të fundit që lidhen ngushtësisht me të ardhmen tonë të përbashkët, me të ardhmen euroatlantike të Kosovës, padyshim me të ardhmen evropiane të Shqipërisë, me forcimin e marrëdhënieve përsa i përket sigurisë së kufijve, sigurisht qytetarëve, qofshin këta të Shqipërisë apo Kosovës. Shqipëria në fakt, ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe padyshim në mënyrë të veçantë, situatën e krijuar në kufijtë veriorë të saj.

Historia e Kosovës ka qenë dhe mbetet një histori suksesi e botës demokratike dhe në mënyrë të veçantë e Aleancës së Veriut. Konsolidimi i shtetit të Kosovës dhe paprekshmëria e kufijve kushtetues është në fakt prioritet i axhendës sonë të përbashkët dhe ishte, le të themi, ajo çka në mënyrë eksplicite u bisedua midis nesh dy delegacioneve. Çdo përpjekje për të krijuar tensione false nacionaliste, do të përballet me vullnetin tonë të përbashkët, të palëkundur për të vazhduar ëndrrën tonë të madhe dhe të popujve, atë të integrimit euroatlantik në të gjithë rajonit që jetojmë.
Ne vlerësojmë maksimalisht punën e jashtëzakonshme që personeli ushtarak i misionit më të gjatë NATO, KFOR, bën në Kosovë. Prezenca e ushtarakëve shqiptarë, në fakt, atje do të dyfishohet, është një lajm që ne e kemi dhënë edhe më parë dhe ne jemi në përfundim të procedurave ligjore për këtë shtesë personeli. Më lejoni gjithashtu i nderuar koleg, që t’ju rikonfirmoj se ne, na keni në krah, të pakursyer në ndihmë për çdo hap që do të hidhni drejt integrimit në strukturat euroatlantike.

Biseduam me ministrin Demolli edhe për bashkëpunimin dypalësh, i cili tashmë është konkret, i hapur dhe i zhveshur nga çdo procedurë burokratike. Kemi firmosur, sapo e bëmë këtë gjë, Planin e Bashkëpunimit për vitin 2017, me synim që aktivitetet e përbashkëta të fokusohen sidomos në stërvitje e trajnime të përbashkëta. Programet mësimore ushtarake të të gjitha niveleve, janë plotësisht të hapura për personelin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe marrëdhënia në këtë fushë ka qenë absolutisht frytdhënëse dhe e shkëlqyer.

Gjithashtu, gjej rastin që shumë përzemërsisht t’ju uroj të gjithë motrave dhe vëllezërve tanë kosovarë, për 17 Shkurtin, 9 - vjetorin e Pavarësisë së shtetit me demokracinë më të re në botë.

Ju faleminderit edhe një herë për prezencën, për vizitën dhe ju uroj suksese në punën tuaj.

***

Deklarata e ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Haki Demolli

Të nderuar përfaqësues të mediave,
e nderuar ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, znj. Kodheli,
të nderuar të pranishëm të tjerë,

vërtetë unë pata nderin që së bashku me delegacionin nga Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, sot të kemi një takim të përbashkët me ministren e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, zonjën Kodheli. Kuptohet në spektrin e saj për çka e falënderova përzemërsisht, patëm takim me ministren e Republikës së Shqipërisë, ky shtet tanimë e disa vite është anëtar i NATO, me ministren e Republikës së Shqipërisë shtet, i cili në vazhdimësi është duke përkrahur paqen dhe sigurinë në Kosovë si edhe është duke përkrahur zhvillimin dhe avancimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Qëllimi kryesor i vizitës sonë respektivisht edhe i këtij takimi ishte analizimi dhe vlerësimi i bashkëpunimit të deritanishëm dhe sidomos ishte mundësia e identifikimit të këtij bashkëpunimi për çka të dy palët u dakorduan që edhe në vitet e ardhshme, duke filluar nga viti 2017 e tutje këtë bashkëpunim ta zhvillojmë në të gjitha segmentet e mundshme. Gjatë takimit erdhëm deri në një konstatimin të përbashkët që grupet bashkëpunuese të të dy ministrive edhe gjatë vitit 2016 kanë realizuar dhe përmbushur të gjitha aktivitetet e planifikuara në planin e veprimit të vitit 2016. Pas takimit u dakorduam dhe e nënshkruam planin e veprimit për vitin 2017, ku me detaje parashtrohen aktivitetet ndërmjet dy ministrive.

Përveç çështjeve të bashkëpunimit, në takim u bisedua edhe për zhvillimet e fundit në rajon me një theks të posaçëm për zhvillimet në Kosovë dhe sidomos në Mitrovicë dhe në rrethin e Mitrovicës si dhe u bisedua lidhur me ndalimin e ish - kryeministrit të Republikës së Kosovës, zotit Ramush Haradinaj nga ana e autoriteteve franceze në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga ana e Republikës së Serbisë dhe njëherësh kërkon që autoritetet franceze sa më parë që të jetë e mundur të lirojnë z. Haradinaj në mënyrë që të kthehet në Kosovë, t’i rikthehet punëve dhe angazhimeve të tij të përditshme, si në jetën private ashtu dhe në atë politike.

Çështje tjerët e diskutimit është edhe procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur të Kosovës. Ky proces, tashmë është e ditur që për shkak të mos gatishmërisë së deputetëve të komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës që të votojnë në Kuvendin e Kosovës amendamentin, i cili hap rrugën për transformim, ka një kohë të gjatë që ka stopuar. Andaj kërkesa e shoqërisë kosovare është në vazhdimësi që ky proces të ndodhë dhe dita ditës të kemi një presion nga të gjithë segmentet e mundshme kosovare. Kurse ne si ministri e FSK, por edhe si qeveri, kemi obligim që të angazhohemi në procesin e transformimit, gjë që e kemi bërë, por gjithsesi dëshirojmë që ky proces i transformimit të zhvillohet në koordinim me faktorët ndërkombëtarë, pikërisht me partnerët strategjikë, të cilët ndihmojnë dhe përkrahin zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Republikës së Kosovës në përgjithësi.

Po ashtu, në takim u bisedua edhe për vizitën e fundit të z. Stoltenberg, respektivisht sekretarit të NATO që i bëri Kosovës ditët e kaluara ku u theksua nga ana e z. Stoltenberg përkrahja e vazhdueshme, të cilën po jep NATO në sigurimin e paqes në Kosovë dhe u theksua se edhe në të ardhmen trupat e KFOR do të qëndrojnë dhe do t’i ofrojnë një siguri të plotë Republikës së Kosovës. Gjithashtu u theksua se pas përgjigjes që z. Stoltenberg i ka kthyer kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Mustafa, janë krijuar kushtet për një identifikim të bashkëpunimit ndërmjet NATO dhe FSK në programe të caktuara gjithsesi në programet kryesore ku do të ketë një fillim bashkëpunimi midis FSK-së dhe NATO do të jenë kërkim - shpëtimi, luftimi i krimit kibernetik, shkenca e paqes dhe sigurisë.

Po ashtu, në takim u bisedua edhe për çështje të tjera, por shfrytëzoj rastin që të falënderoj zonjën ministre për urimin që bëri publikisht për Festën e Pavarësisë, respektivisht për 9 - vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.



Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 4 (2017) Prill 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 26 maj 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Qërshor 2017
Ma En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2