Përmbytjet, FA në terren në të gjitha zonat e prekura

Foto Galeri

home121116

Forcat e Armatosura janë të angazhuara në mënyrë maksimale në operacionet e kërkim -shpëtimit në ndihmë të banorëve në zonat e përmbytura në të gjithë vendin. Në të gjithë vendin FA ka angazhuar rreth 235 forca, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të ndërhyrjes së menjëhershme. 

Në qarkun e Dibrës janë të angazhuara 37 forca, dhe mjete të kalueshmërisë së lartë, mjete të rënda, kamionë dhe vetëshkarkues, fadroma dhe rimorkiatorë, të cilët sot në orët e para të ditës janë nisur dhe kanë mbërritur në Gjoricë. Për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe bllokimit të rrugëve, forcat dhe mjetet e rënda janë përfshirë në operacionin e kërkim - shpëtimit dhe evakuimin e banorëve në rast rreziku të shkallës së lartë.

Drejt Gjoricës në qarkun e Dibrës është nisur me urgjencë dhe ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, e cila për shkak të situatës së rëndë në veri është tashmë në terren. 

Ndërkohë që në Bashkinë Mat janë 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë. 

Në qarkun Shkodër janë në operacion 45 forca si mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi. Vijon evakuuimi i banorëve në fshatin Obot, Shkodër, ndërkohë që mjetet dhe forcat janë në pritje të angazhimit të mundshëm në operacione kërkim-shpëtimi.

Në qarkun e Lezhës, FA kanë angazhuar 97 trupa ushtarake, motogjeneratorë të fuqishëm, motopompë, fadroma, ekskavatorë, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe mbi 800 thasë me rërë. Ndërkohë që po në qarkun e Lezhës, në fshatin Klos të Fanit (Mirditë) janë nisur 30 forca si dhe mjete të kalueshmërisë së lartë të Forcës Tokësore, për shkak të rrezikut të rrëshqitjes së dherave që vënë në rrezik jetën e banorëve. Në Prefekturën Lezhë është punuar për largimin e ujit me motopompë tek banorët dhe institucionet shtetërore, si dhe vijon hedhja e granilit nga fadromat për parandalimin e shpërthimit të ujërave. Forcat e mjetet e FT, janë angazhuar por dhe qëndrojnë në gatishmëri për një angazhim të mundshëm në operacione e tjera të Emergjencës Civile. Forcat vijojnë të qëndrojnë në vijimësi pa shkëputje dhe në qytetin e Lezhës.

Në Bashkinë Laç janë të angazhuara 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë.

Në qarkun e Vlorës dhe në qarkun e Fierit janë në janë të angazhuara 32 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë, motobarka dhe motopompa.
Forcat dhe mjetet qëndrojnë në gatishmëri në Batalionin e Këmbësorisë Poshjë, Berat, në pritje për të ndërhyrë në rast nevoje.

Në qarkun e Tiranës janë të angazhuar në operacionet e kërkim - shpëtimit dhe në gatishmëri të plotë 47 forca në zonat më të cënueshme nga përmbytjet, mjete të kalueshmërisë së lartë, motopompa dhe motobarka, zjarrfikëse, gati për të ndërhyrë në çdo moment.

Në zonën e Fushë - Krujës janë të angazhuar në operacione 35 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi.

Në qarkun e Durrësit, Bashkia Krujë, operacionet janë në vijim dhe janë të angazhuara forca, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe motopompa e motobarka që qëndrojnë në gatishmëri. Nga Batalioni i Xhenios po qëndrojnë në qytetin e Krujës (lagjja Mezine) për përballimin e situatës dhe hartimin e planit të ndërhyrjes për masivin shkëmbor rreth 900 m3, i cili ka lëvizur nga vendi 1.5 m dhe rrezikon shembjen dhe dëmtimin e banorëve/banesave poshtë tij. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, është bërë evakuimi i 6 familjeve që banojnë poshtë këtij masivi, ndërkohë qëështë bërë bërë fiksimi dhe sigurimi i masivit shkëmbor, sigurimi i zonës përreth dhe po vijon operacioni për “shkërmoqjen e tij”. Ky operacion parashikohet të përfundojë për dy ditë. Krahas angazhimit për EC Komanda Mbështetëse, po angazhohen për ndërtimin e një ure “bailey” 21 m, në Brataj (lugina e lumit të Vlorës), riparim ure dhe zgjatjen e saj 9 metra në Petrelë, Tiranë, riparim rruge në Zall-Bastar, si dhe rikonicion në zonën e Gjuricës dhe Llixhave, Peshkopi.

Efektivë të Forcave të Armatosura janë të pranishëm dhe të gatshëm për të ndërhyrë në të gjithë territorin e vendit, ku lind nevoja për operacione kërkim-shpëtimi në këtë situatë përmbytjeje nga shirat e shumta.
Ndërkohë, janë të vendosura në gatishmëri shkolla e Bunavisë, Batalioni i Tretë i Këmbësorisë në Poshnje si dhe Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale në Gjirokastër.



Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 9 (2017) Shtator 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 15 shtator 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Shtator 2017
Ma En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1