Përfshirja e FA është maksimale, ndërtime urash, rrugësh në Vlorë, Tiranë, Peshkopi; ndërhyrje në Shkodër, Lezhë e Krujë...

Fotogaleri

Përfshirja e vendit nga reshjet e dendura të ditëve të fundit ka shkaktuar përmbytje në disa zona duke sjellë angazhimin e fortë të FA në këto zona me probleme. Megjithëse situata sinoptike është në përmirësim, kapacitetet operacionale të njësive dhe reparteve të FA vazhdojnë të jenë në gatishmëri dhe të angazhuara në këto zona. Në kontakt të vazhdueshëm me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile janë aktivizuar rreth 210 forca, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të ndërhyrjes së menjëhershme.

Në qarkun Shkodër u angazhuan dhe janë në gatishmëri 37 forca, mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi. Janë evakuuar 13 banorë në fshatin Obot të Shkodrës. Mjetet dhe forcat pasi përfunduan detyrën u kthyen në repartin nr. 1010 pa probleme, ndërsa forca të tjera, mjete transporti dhe gomone vazhdojnë të jenë të dislokuara në Rep. Usht. Nr 1010 në pritje të angazhimit të mundshëm në operacione.

Në qarkun e Lezhës, FA kanë ndërhyrë që në orët e para të mëngjesit me 93 forca, motogjeneratorë të fuqishëm, motopompë, fadroma, ekskavator, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe mbi 700 thasë me rërë. Në Prefekturën Lezhë është punuar për largimin e ujit me motopompë tek poliklinika e qytetit, tek ish - pularia dhe te Drejtoria e Shërbimit Pyjor (rreth 1300 m3 ujë). Gjithashtu është hedhur dhe niveluar me fadroma të xhenios dhe efektivat e FA rreth 35 m3 granil. Forcat e mjetet e FT janë angazhuar por dhe qëndrojnë në gatishmëri për një angazhim të mundshëm në operacione e tjera të EC edhe në qytetin e Lezhës.

Në qarkun e Vlorës dhe në qarkun e Fierit janë të angazhuara 17 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë, motobarka dhe motopompa.

Forcat dhe mjetet qëndrojnë në gatishmëri në Batalionin e Këmbësorisë Poshnjë, Berat, në pritje për të ndërhyrë në rast nevoje.

Në qarkun e Tiranës, zona Babru, vijojnë të jenë të angazhuara 10 trupa, mjete dhe motobarka shpëtimi. Gjithashtu, tek Pallati me Shigjeta, një zonë e cënueshme nga përmbytjet, vijojnë të jenë të angazhuara 10 forca, motopompa dhe mjete të tjera shpëtimi; ndërsa në afërsi të “City Park” janë të angazhuara 10 forca dhe mjete zjarrfikëse. po ashtu ka forca dhe mjete të angazhuara në afërsi të Arkivës së Sigurimeve Shoqërore në Lundër. Po në qarkun Tiranë, Zall - Herr (Kallmet) janë të angazhuara dhe qëndrojnë në gatishmëri të lartë forca për të ndërhyrë në çdo moment; në zonën e Fushë - Krujës janë në gatishmëri 30 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi.

Në qarkun e Durrësit, Bashkia Krujë, operacionet janë në vijim dhe janë të angazhuara forca, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe motopompa e motobarka që qëndrojnë në gatishmëri. Nga batalioni i Xhenios kanë shkuar në qytetin e Krujës (lagjja Mezine) për vlerësimin e situatës dhe hartimin e planit të ndërhyrjes për masivin shkëmbor rreth 900 m3, i cili ka lëvizur nga vendi 1.5 m dhe rrezikon shembjen e banesave poshtë tij dhe dëmtimin e banorëve. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, është bërë evakuimi i 6 familjeve që banojnë poshtë këtij masivi, ndërkohë që është punuar gjatë gjithë natës për mbatjen e situatës nën kontroll. Ekipi është aktualisht në terren.  Nga raportimet e deritanishme rezulton se po koordinohet me komunitetin dhe pushtetin vendor, ku janë siguruar kavot e gjata për fiksimin dhe sigurimin e masivit shkëmbor, sigurimin e zonës përreth dhe po fillon operacioni për “shkërmoqjen e tij”. Ky operacion parashikohet të zgjasë 4-5 ditë.

Në Bashkinë Burrel janë në gatishmëri 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë.

Në Bashkinë Laç janë të angazhura 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë.

Krahas angazhimit për EC, Komanda Mbështetëse do të angazhohet për ndërtimin e një ure bailey 21 m, në Brataj (lugina e lumit të Vlorës); riparim ure dhe zgjatjen e saj 9 metra në Petrelë Tiranë; riparim rruge në Zall - Bastar, si dhe rikonicion në zonën e Gjuricës dhe Llixhave, Peshkopi.

Vijojnë të jenë në gatishmëri shkolla e Bunavisë, Batalioni i Tretë i Këmbësorisë në Poshnje si dhe Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale në Gjirokastër.

Efektivë të Forcave të Armatosura janë të pranishëm dhe të gatshëm për të ndërhyrë në të gjithë territorin e vendit, aty ku lind nevoja.

Situata e reshjeve po shkon drejt normalizimit, por rreziku i përmbytjeve nga dalja e lumenjve dhe prishja e digave akoma ekziston...



BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë 15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO 17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO 16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17” 14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Shtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 11 (2017) Nëntor 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 17 nëntor 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Nëntor 2017
Ma En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3