Ministrja Kodheli në Ministerialin e NATO në Bruksel

Foto Galeri

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli po merr pjesë në Takimin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO, që po zhvillohet në Bruksel, në datat 26 - 27 tetor 2016.

Në ditën e parë të takimit, ministrat e Mbrojtjes të NATO trajtuan dhe morën vendime mbi forcimin e mbrojtjes kolektive të NATO. Në veçanti, ministrat diskutuan mbi frenimin e rreziqeve dhe mbrojtjen (Deterrence and Defense). Në këtë pikë, vendet aleate shqyrtuan implementimin e vendimeve të Samitit të Varshavës, në veçanti mbi vendosjen e katër grup-batalioneve në vendet baltike dhe në Poloni. Për këtë qëllim, aleatët deklaruan kontributet e tyre për pjesëmarrje me forca ushtarake.

Në ndërhyrjen e saj mbi këto çështje, znj. Kodheli nënvizoi se Shqipëria mbetet e angazhuar të materializojë vendimet e marra në Samitin e Varshavës, për një mbrojtje moderne dhe efikase të NATO. Në këtë drejtim, ministrja deklaroi se Shqipëria ka identifikuar kapacitete në dispozicion të saj dhe pritet t’i bashkëngjitet me personel ushtarak grup-batalionit të udhëhequr nga Kanadaja, në Letoni. “Vendi ynë do të vijojë bashkëpunimin me vendet pjesëmarrëse në këtë forcë (në veçanti me Kanadanë dhe Letoninë si vende udhëheqëse dhe pritëse respektivisht), për të specifikuar detajet dhe elementët kryesorë të kontributit tonë. Shqipëria do të vijojë të luajë një rol aktiv në Aleancë duke mbështetur kontributet në kuadër të Planit të Veprimit të Gatishmërisë, ku spikat një kompani e deklaruar për periudhën 2016 - 2018 në Task - Forcën e Përbashkët të Reagimit Shumë të Shpejtë të NATO (VJTF). Në këtë kuadër, ky vit shënon pjesëmarrjen më të madhe të Forcave tona të Armatosura në stërvitjet dhe trajnimet e Aleancës.” - tha ministrja Kodheli, e cila gjithashtu theksoi nënvizoi vijimin e vendit tonë në këtë trajektore në rritje kontributesh, për mbrojtjen e popullsisë, territorit dhe vlerave të Aleancës.

***

Gjatë ditës së parë të takimit të ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO, ministrja Kodheli zhvilloi një takim dypalësh me homologun e saj kanadez, z. Harjit Singh Sajjan. Në fokus të takimit ishte grup - batalioni i udhëhequr nga Kanadaja në Letoni dhe kontributi ynë në të. Të dy ministrat ndanë mendimin se vendosja e forcës së përparuar të NATO në lindje, është një tregues i solidaritetit, unitetit dhe kohezionit të Aleancës. Ministrja e Mbrojtjes theksoi se vendi ynë ka identifikuar kapacitetet në dispozicion për të kontribuar në këtë përpjekje të përbashkët. Ministrat e Mbrojtjes ranë dakord që stafet respektive të jenë në kontakt për të adresuar të gjithë elementët e nevojshëm, bazuar në një kalendar me periudha kohore të përcaktuara, deri në vendosjen e plotë të grup - batalionit në Letoni.

Ministri Sajjan falënderoi ministren Kodheli për kontributin e Shqipërisë dhe theksoi se vendi ynë ka treguar gatishmëri dhe përgjegjësi në mbështetje të angazhimeve të NATO, në çdo rast kur ka qenë nevoja.

Gjatë Ministerialit pritet të zhvillohet dhe një takim njohës/koordinues nëpërmjet të gjitha vendeve që do të kontribuojnë me forca në këtë batalion.

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Buletini mujor maj 2018Ditari, të rejat kryesore maj 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 06 (2018) Qershor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria15 qershor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Qërshor 2018
Ma En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1