Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj

Foto Galeri

U zhvillua ditën e sotme në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej”, ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në Forcat e Armatosura. Për të përcjellë rekrutët e rinj, në ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ushtarakë të lartë dhe familjarë të rekrutëve të rinj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi u shpreh se kjo ceremoni nuk është e veçantë vetëm për rekrutët e rinj apo familjarët e tyre, por edhe për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, sepse nga sot ata do të nisin një kurs të ri të jetës së tyre dhe brenda një kohe të shkurtër ata do të përfundojnë një proces, i cili do t’i bëjë përfundimisht pjesë e Forcave të Armatosura.

Më tej z. Koçi duke iu drejtuar rekrutëve të rinj tha: “gjatë stërvitjes dhe trajnimit në Shkollën e Trupës në Bunavi dhe në fund të këtij procesi, nuk do të jeni vetëm ushtarakë të mirë, por do të jeni më të mirë edhe profesionalisht. Nuk do të jeni vetëm më të shëndetshëm edhe më të zotë, por do të jeni njëkohësisht edhe njerëz më të mirë, sepse të bëhesh pjesë e Forcës së Armatosur, do të thotë të jesh pjesë e elitës qytetare të republikës sonë. Prandaj, ne ju mirëpresim dhe duam që kontributet dhe vlerat tuaja të rrisin cilësinë e Forcës sonë të Armatosur”.

Gjithashtu zëvendësministri Koçi shprehu kënaqësinë që 22 prej rekrutëve të rinj janë me arsim të lartë.

317 fituesit, nga të cilët 22 janë vajza, do t’i nënshtrohen Stërvitjes Individuale Bazë 10-javore në Shkollën e Trupës në Bunavi, përpara se të titullohen ushtarë të Forcave të Armatosura.



BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë 15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO 17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO 16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17” 14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Shtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 11 (2017) Nëntor 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 17 nëntor 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Nëntor 2017
Ma En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3