Ministrja Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16”

Fotogaleri

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, inspektuan trupat shqiptare dhe britanike, pjesëmarrëse në stërvitjen  “Albanian Lion - 16”.

Në rajonin stërvitor të Bizës, i cili është edhe baza kryesore e kësaj stërvitjeje, ishin të pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani.

Gjatë këtij inspektimi, ministrja Kodheli dhe sekretari Fallon u njohën me veprimet konkrete të trupave pjesëmarrëse në “Albanian Lion - 16”, të cilët demonstruan për të pranishmit disa nga skenarët e kësaj stërvitjeje. Gjithashtu dy homologët takuan nga afër trupat pjesëmarrëse, të cilët i përgëzuan për përkushtimin e treguar në arritjen e qëllimeve të kësaj stërvitjeje.

Nga Biza, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon vlerësoi rëndësinë e kësaj stërvitjeje për forcat e armatosura të të dy vendeve, në kuadër të Task Forcës së Gatishmërisë Shumë të Lartë (Very High Readiness Joint Task Force, VJTF), e cila vitin e ardhshëm do të jetë nën komandën e Mbretërisë së Bashkuar. Task Forca e Gatishmërisë Shumë të Lartë përbëhet nga rreth 5000 trupa dhe Shqipëria do të jetë pjesë e kësaj task force me një togë, e gatshme për t’u dislokuar brenda një kohe të shkurtër, në çdo vend të Aleancës.

Nga ana e saj ministrja Kodheli u shpreh e kënaqur për mundësinë që këto stërvitje i japin Forcave tona të Armatosura për të bashkëpunuar dhe stërvitur me forcat aleate, duke veçuar stërvitjet “Joint Effort - 16”, e cila i lë vendin asaj “Albanian Lion - 16“.

Sekretari Fallon gjithashtu e vlerësoi rajonin stërvitor të Bizës si një hapësirë stërvitore shumë të mirë, që siç tha ai “na jep mundësinë të stërvitemi me një aleat të rëndësishëm.” Sa i përket kësaj çështjeje, ministrja Kodheli u shpreh se Shqipëria është në hapat e duhura për ta shndërruar rajonin stërvitor të Bizës, në një rajon të përhershëm stërvitor të Aleancës, çka sipas saj do të sillte përfitime jo vetëm për FA tona, por nëpërmjet investimeve, edhe për komunitetin.


Stërvitja "Albanian Lion - 16" vjen menjëherë pas përfundimit të stërvitjes së përbashkët “Joint Effort - 16” që u zhvillua në vendin tonë nga data 19 - 29 shtator 2016, dhe ku morën pjesë rreth 1500 trupa nga Shqipëria, Kosova, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Italia dhe Mali i Zi.

 



BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë 15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO 17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO 16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17” 14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Shtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 11 (2017) Nëntor 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 17 nëntor 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Nëntor 2017
Ma En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3