Muzeu i Forcave të Armatosura




Misioni i Muzeut të FA 
është: “evidentimi, grumbullimi, seleksionimi dhe vënia në përdorim për grupet e interesuara të vlerave edukative të trashëgimisë ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Janë ekspozuar 3600 objekte me vlera muzeale dhe vazhdon të pasurohet në vijimësi. Objektet që janë ekspozuar në pavijonet e muzeut janë kryesisht: armatime, teknikë e pajisje, dokumente, simbole e objekte të tjera. 

Muzeu është i konceptuar me këto pavijone:

Pavijoni i hollit qendror,

Pavijoni i epokës 1470-1939

Pavijoni i Luftës Nacionalçlirimtare (LANÇ) 1939-1945

Pavijoni i luftës së ftohtë vitet 1945-1990,

Ekspozime të objekteve jashtë godinës së muzeut.

Ekspozimi dhe trajtimi i eksponateve në pavijonet e muzeut bëhet përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore të realizuara me një skenografi, dekor, ndriçim dhe ruajtje me kulturë të lartë profesionale.

 


Historiku

Muzeu i Forcave të Armatosura (MFA) është muze tipologjik dhe pasqyron ngjarjet më të rëndësishme ushtarake dhe vlerat më të mira të trashëguara nga kombi ynë gjatë historisë së tij në shekuj. Në esencë ai shpreh identitetin, kujtesën dhe progres-zhvillimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ideja për ndërtimin e Muzeut të FA ka filluar herët por është vënë në zbatim me urdhrin e ministrit, nr. 252, datë 04.06.2010. Në vitin 2012 u rikonstruktua godina që ndodhet në territorin e garnizonit “Skënderbej”, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes duke e kthyer atë për funksione muzeale. Muzeu i FA ndodhet në territorin e garnizonit “Skёnderbej”,  Tiranë.

Lexo më shumë...


Orari i vizitave

Muzeu i FA është në funksion të vizitorëve vendas dhe të huaj. Aktualisht ai ka zgjuar ndjeshmërinë dhe ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve në veçanti veteranë, ushtarakë aktivë e në rezervë, historianë, studiues, kërkues shkencorë, trupa pedagogjike, studentë, nxënës dhe të tjerë. Studentët e akademive ushtarake të profileve të ndryshme si dhe nxënësit e shkollave të të gjitha niveleve do të gjejnë kushte të përshtatshme jo vetëm për vizitë por edhe për të ndjekur zhvillimin e orëve mësimore për ngjarjet me karakter ushtarak dhe historik.

Orari i punës dhe shërbimit, për vizitorët vendas dhe të huaj është:
nga e hëna deri të premten,
ora 08:30 - 16:00

Për vizitorët vendas nevojitet kartë identiteti. Për vizitorët e huaj, 3-4 ditë përpara ditës që dëshirohet të vizitohet Muzeu i FA duhet të dërgohet një kërkesë e shoqëruar me kartën e identitetit. Kërkesa të niset në adresën e e-mailit:

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Jeni të mirëpritur të kontaktoni me Muzeun e FA:
Adresa: Rruga e Dibrës, Garnizoni "Skënderbej", (ish - Shkolla e Bashkuar) Tiranë
Website: www.mod.gov.al
Tel: 510 1800  ex 1509
Cel: 0692179230




Buletini mujor gusht 2018Ditari, të rejat kryesore gusht 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 08 (2018) Shtator 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria14 shtator 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Shtator 2018
Ma En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30