Misioni

logo qkkshTë menaxhojë dhe koordinojë operacionet e kërkim-shpëtimit në hapësirën tokësore, detare dhe ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë, në raste fatkeqësish të ndryshme, duke ndërhyrë, kërkuar, gjetur dhe shpëtuar persona të humbur ose të zhdukur, kur jeta njerëzore është në rrezik.

 

 


Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

a)  siguron koordinimin e përgjithshëm të operacioneve të shërbimit të kërkim-shpëtimit dhe mban kontakte të drejtpërdrejta me shërbimet homologe të shteteve të tjera;
b)  përgatitjen e Planit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit;
c)  planifikimin e nevojave dhe kërkesave për mjete, materiale, pajisje në interes të realizimit të planeve të kërkim-shpëtimit;
d)  përgatitjen e procedurave standarde operacionale për marrjen, grumbullimin, shkëmbimin dhe vlerësimin e informacionit në interes të operacioneve të kërkim-shpëtimit;
e)  lokalizon mjetet ajrore e detare dhe personat në bordin e tyre, që janë në rrezik dhe/ose të aksidentuar në rajonin e kërkim-shpëtimit të Republikës së Shqipërisë dhe drejton për në vendin e aksidentuar, sa më shpejt të jetë e mundur, njësitë e nevojshme të shpëtimit;
f)  drejton operacionet e shpëtimit të jetës njerëzore, duke përcaktuar përparësitë e ndërhyrjeve;
g) ç)  siguron ndihmë për mjetet ajrore e detare dhe për personat në rrezik në bordin e tyre në zonën e përgjegjësisë, në përputhje me mundësitë reale;
h)  në rast hetimesh, bashkëpunon dhe shkëmben të dhënat e mbledhura me autoritetet kompetente kombëtare e ndërkombëtare;
i) dh)  planifikon dhe specifikon detyrimet e nevojat për përdorim sa më racional të burimeve e të mjeteve;
j)  bashkëpunon në fushën e shërbimit të kërkim-shpëtimit, sipas ICAO-së, IMO-së, me shërbimet homologe të vendeve fqinje, me të cilat janë nënshkruar marrëveshje në fushën e kërkim-shpëtimit;
k)  kur e gjykon të arsyeshme, njofton menjëherë strukturat e Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, ministrinë përgjegjëse për transportin dhe punët publike, ministrinë përgjegjëse për mjedisin, pyjet dhe administrimin e ujërave dhe strukturat e tjera publike, për t'u ardhur në ndihmë në rast aksidentesh.


Struktura e QKKSH

Struktura e Qendrës Kombëtare të Kërkim - Shpëtimit sipas urdhrit të kryeministrit nr. 158, datë 26.10.2016:

Kryetari QKKSH

- Sektori i Planëzimit

- shefi i sektorit dhe zëvendëskryetar
- specialist planëzimi,
- specialist operacioni,
- specialist finance,
- administrator

- Sektori i Koordinim Kërkim - Shpëtimit Ajror/Detar

- shefi i sektorit
- specialist koordinator SAR (5)
- ndihmëskoordinator SAR (5)


Programi i transparencës i QKKSH

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Qendrën Kombëtare të Kërkim Shpëtimit. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së saj në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës QKKSH ndërton dhe rrit transparencën në punën institucionale, nën garancinë e LDI. QKKSH do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI.

Lexo më shumë...


Kontakt

adresa: Rruga e Dibrës, Garnizoni “Skënderbej”
email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

kryetari: +355 42226601/1131
përgjegjësi i Sektorit të Planëzimit dhe zëvendëskryetar: +355 42226601/1175
koordinatori për të drejtën e informimit: z. Vait Golikja;
email:This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.; tel +355 42226601/1170

Orari i punës:
E hënë – enjte 08:00 – 16:30
E premte - 08:00 – 14:00

Shërbimi i koordinimit SAR 

Orari i punës: 7/24/365
email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
telefon:+355 4 22 40 081;
mob:+355 68408046638
fax:+355 4 2240087




BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë 15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO 17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO 16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17” 14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Shtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 11 (2017) Nëntor 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 17 nëntor 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Nëntor 2017
Ma En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3