Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare

Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) është një institucion ndërdikasterial që ka për detyrë të sigurojë vëzhgimin e hapësirës detare shqiptare, për të realizuar organizimin, planëzimin, bashkërendimin dhe drejtimin e operacioneve në det, në përputhje me legjislacionin detar kombëtar dhe ndërkombëtar.

Institucionet pjesëmarrëse në QNOD janë:

    Ministria e Brendshme; prani 24 orëshe me anë të koordinatorëve institucionalë dhe oficerëve të shërbimit.
    Ministria e Mbrojtjes; prani 24 orëshe si dhe bën operimin dhe mirëmbajtjen e Sistemit të Vëzhgimit të Hapësirës Detare.
    Ministria e Financave; prani 24 orëshe nëpërmjet koordinatorëve institucionalë dhe Oficerëve të Shërbimit.
    Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave; prani 24 orëshe koordinatorëve institucionalë dhe Oficerëve të Shërbimit.
    Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit; kapacitet bashkërendues.
    Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve; kapacitet bashkërendues.
    Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; kapacitet bashkërendues.tës në det.


Misioni dhe detyrat

Misioni

QNOD garanton menaxhimin dhe kontrollin e kufijve detarë shqiptarë, sigurinë e jetës në det dhe ndërveprimin e institucioneve shtetërore që kanë përgjegjësi dhe interesa në hapësirën detare.
QNOD është institucion kombëtar që garanton ushtrimin e sovranitetit dhe të drejtave sovrane të shtetit shqiptar në hapësirën detare nëpërmjet menaxhimit të integruar të burimeve kombëtare të institucioneve që kanë përgjegjësi dhe interesa në det.

QNOD bashkërendon dhe drejton:

    Operacionet detare për kontrollin e kufirit detar;
    Operacionet detare kundër trafikut të paligjshëm;
    Operacionet detare të luftës kundër terrorizmit;
    Operacionet detare kundër krimit të organizuar;
    Operacionet e kërkim-shpëtimit dhe dhënies së ndihmës në det;
    Operacionet e antindotjes;
    Operacionet në mbrojtje të peshkimit;
    Operacionet për ruajtjen e ekuilibrit ekologjik dhe mjedisit detar;
    Operacionet për mbrojtjen dhe mirëadministrimin e pasurisë peshkimore (biomasa ihtiologjike);
    Operacionet për sigurinë e jetës në det.


Ligji 119/2014 (detyrimet)

Programi i transparencës
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
Formular ankese
Kërkesë për informim

Shërbimi i ofruar

Koordinatori për të drejtën e informimit:
znj. Brunilda Kupe; email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.; tel/fax:  +355 52 260 201; adresa: Plepa, Durrës; e hënë - e premte 08:00 - 16:00


Kontakt

Adresa:  Plepa, Durrës
Tel/Fax: 052 2 60201
e-mail:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Numri Blu i emergjencës në QNOD në shërbim 24 orë: 125


Programi i Transparencës për Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare

 I. Hyrje

Në përputhje me nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës QNOD ndërton dhe rrit transparencën në punën institucionale, nën garancinë e LDI.  QNOD do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Lexo më shumë...




Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 4 (2017) Prill 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 26 maj 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Maj 2017
Ma En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4