Orari i pritjes

Orari i pritjes së kërkuesve:
e hënë - e enjte: 9.30; 11.00; 12.30; 14.
e premte:            9.30; 11.00; 12.30.


Gjendja, Aktiviteti, Dokumente

Gjendja e aktuale e fondeve arkivore:

Fonde gjithsej: 516
Trashëgimia dokumentare: 4.325 ml (35 milionë fletë), nga të cilat fonde të përpunuara: 1.340 ml (10.350.000 fletë) dhe  të papërpunuara: 2.985 ml (23.536.000 fletë).

Aktiviteti i AQFA

•    Përpunohen rreth 120 - 130 ml dokumente në vit ose afro 1 milion fletë.
•    Lëshohen mesatarisht 1000 vërtetime për kërkuesit.
•    Kthehen përgjigje zyrtare për rreth 400 kërkesa në vit.
•    Shfrytëzohen mesatarisht 1200 dosje e fashikuj nga studiuesit në vit.
•    Kryhet profilaksia e 800 bobinave të filmave.
•    Restaurohen mesatarisht 500 fletë në vit.

Lista e dokumente me Rëndësi Historike Kombëtare (RHK) për FA


Historiku i AQFA

Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura (AQFA) u krijua me vendim të KM nr. 89, datë 21 mars 1964, duke dalë për herë të parë si institucion më vete.
Baza për krijimin e AQFA ishin dokumentet me karakter ushtarak të hartuara nga formacionet politike dhe ushtarake të vendit gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, si dhe ato të veprimtarisë së Forcave të Armatosura Shqiptare në dy dekadat e parë të pasçlirimit.  Në ditën e Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor 1944, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, me një urdhër dërguar Korparmatës I porosiste të krijohej një komision në të cilin do të merrte pjesë një anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, i cili do të merrte në dorëzim të gjitha dokumentet zyrtare të shtetit shqiptar, të ministrive, të bashkive, të kuesturave, të ushtrisë kuislinge, dhe të ruheshin ato nga prej Forcave të Armatosura. Këto dokumente përbënin bazën e krijimit të fondit arkivor kombëtar, dhe më pas të krijimit të institucioneve që do të merreshin me pasurimin, sistemimin, ruajtjen dhe vënien në shfrytëzim të këtyre dokumenteve.

Lexo më shumë...


Misioni dhe Detyrat

Misioni

Pranimi, ruajtja, administrimi, përpunimi tekniko - shkencor, studimi shkencor, publikimi dhe vënia në shfrytëzim për interesa studimore a private të dokumenteve që janë krijuar e krijohen gjatë veprimtarisë në rrjetin arkivor të FA, të cilat shpallen me Rëndësi Historike Kombëtare (RHK); inspektimi dhe kontrolli i zbatimit të ligjit nr. 9154, datë 06.11.2003, ”Për Arkivat” dhe dhënie ndihmë metodike në sekretari, sekretari - arkiva e arkivat e Ministrisë së Mbrojtjes, SHPFA, komandave, njësive, reparteve dhe institucioneve në vartësi të tyre.

Detyrat:

-  AQFA pranon, ruan, administron, përpunon dhe kryen shërbimin e shfrytëzimit të fondeve të dokumenteve të trashëguara, si dhe të atyre të krijuara gjatë veprimtarisë së Ministrisë së Mbrojtjes (MM) dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA (SHPFA), komandave, njësive, reparteve dhe institucioneve në vartësi të tyre.

Lexo më shumë...


Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura

 

 

Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura (AQFA) varet nga Ministria e Mbrojtjes. Ai ka bashkëpunim metodologjik-profesional me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit të Republikës së Shqipërisë.




Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 9 (2017) Shtator 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 15 shtator 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Shtator 2017
Ma En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1