Misioni dhe veprimtaria e Ministrisë së Mbrojtjes

1. Ministria e Mbrojtjes ndihmon ministrin e Mbrojtjes për përmbushjen e misionit të tij kushtetues dhe ligjor.

2. Ministria e Mbrojtjes ka për mision hartimin dhe zbatimin e politikave të përgjithshme shtetërore të sigurisë dhe të mbrojtjes së vendit në përputhje me Kushtetutën, Strategjinë e Sigurisë, Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), Strategjinë Ushtarake dhe legjislacionin në fuqi në Republikës së Shqipërisë. Ajo përbëhet nga administrata e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA.

3. Ministria e Mbrojtjes ndihmon Ministrin e Mbrojtjes për përmbushjen e veprimtarive të mëposhtme:

a) përfaqësimin në organet e lartë përmendura dhe në Këshillin e Sigurimit Kombëtar, duke dhënë mendim të specializuar për problemet e mbrojtjes dhe zhvillimit të Forcave të Armatosura;

b) pasqyrimin në programin e zhvillimit perspektiv të FA, të politikave dhe direktivave të Këshillit të Ministrave në fushën e mbrojtjes, në fushën sociale, në atë të integrimit, zhvillimit e modernizimit të FA në përputhje me standardet e NATO-s;

c) sigurimin e marrëdhënieve të qëndrueshme e me bazë mirëbesimi në fushën ushtarake, ndërmjet shteteve, duke ndërtuar politika e praktika që favorizojnë bashkëpunimin;

ç) përcaktimin e përparësive dhe synimeve të cilat krijojnë hapësira bashkëpunimi në interes të rritjes së sigurisë së përbashkët dhe plotësimin e interesave të vendit;

d) ndërtimin e politikave të përshtatshme arsimimi për të gjithë personelin e FA duke synuar shkallë të lartë motivimi, standartizim të veprimtarisë së brendshme në FA dhe integrim normal në shoqëri;

dh) sigurimin e mbarëvajtjes së zhvillimeve të brendshme në FA, në perputhje me zhvillimet e tjera shoqerore duke siguruar mirëkujdesje sa më të mirë të burimeve njerëzore, financiare e materiale, me qëllim që zhvillimi e modernizimi i FA të jetë kurdoherë dhe në çdo rrethanë në përputhje me zhvillimet politike e ushtarake të NATO-s;

e) hartimin e programeve të bashkëpunimit me të gjithë institucionet e tjera shtetërore në funksion të detyrimeve të tyre ligjore për zbatimin e kërkesave të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare dhe Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë, si për sigurinë e mbrojtjen e vendit;

ë) pjesëmarrje në operacionet/misionet ushtarake dhe humanitare të drejtuara dhe të organizuara nga NATO, OKB, BE;

f) hartimin e programeve të bashkëpunimit me institucionet e tjera shtetërore qendrore ose vendore dhe me shoqërinë civile në funksion të plotësimit të misionit të Ministrisë së Mbrojtjes.

4. Ministri i Mbrojtjes është përgjegjës gjatë veprimtarisë së tij përpara Parlamentit, presidentit të Republikës dhe Këshillit të Ministrave.




Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 8 (2017) Gusht 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 04 gusht 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Gusht 2017
Ma En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3