Mimi Kodheli

Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë
2013 -

Znj. Mimi Kodheli, prej shtatorit 2013, mban funksionin e ministres së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.

Znj. Mimi Kodheli ka lindur në Tiranë, më 11 shtator 1964. Ajo është e martuar me Lekën dhe kanë një djalë, Mikelin.

Znj. Kodheli është Doktorante e Shkencave Ekonomike nga Universiteti i Veronës, Itali, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, prej vitit 2007. Ka një Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Lincoln, Nebraska, SHBA në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës prej vitit 2000, si dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë në vitin 1986.

Znj. Mimi Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u bë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2005, ajo u emërua prefekte e Qarkut të Tiranës dhe në vitin 2009 u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë duke mbajtur pozicionin e nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financës përgjatë gjithë legjislaturës. Që prej vitit 2007 e në vazhdim është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Ajo është trajnuar në fusha të ndryshme si ato të tregjeve ndërkombëtare dhe të letrave me vlerë, tregjet e punës dhe të investimeve, trajnim për ndërmarrjet të vogla e të mesme, ekzaminim dhe menaxhim bankar. Ajo ka marrë pjesë në një program të Departamentit Amerikan të Shtetit të titulluar “Gratë në Politikë” si dhe atë të titulluar “Politikat e Sigurisë Kombëtare” -Qendra Europiane e Sigurisë, Marshall.

Znj. Kodheli zotëron gjuhën angleze dhe italiane, si dhe njeh mjaftueshëm gjuhën frënge dhe spanjolle.

 

 



Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 2 (2017) Shkurt 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 17 shkurt 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...