Si të rekrutohem ushtar/detar aktiv në FA

Në kushtet e një profesionalizmi më të lartë të FA dhe një angazhimi gjithnjë e më të madh në përmbushje të detyrave në mbrojtje të vendit dhe në interes të Aleancës, rekrutimi i ushtarëve me një profil sa më të lartë është thelbësor për FA-në. Ushtritë e vendeve të NATO-s i kushtojnë një vëmendje të madhe këtij problemi, në mënyrë të veçantë instrumenteve të përzgjedhjes dhe motivimit të tyre. Rekrutimi i ushtarëve/detarëve ka një impakt të rëndësishëm  mbi të ardhmen e FA-së. Për këtë arsye kërkohet që të rekrutohen shtetas me një profil cilësor, të aftë nga ana fizike dhe shëndetësore dhe me një nivel të lartë kulturor. Një gjë e tillë mund të arrihet nëpërmjet përsosjes së sistemit të përzgjedhjes dhe motivimit.

Rekrutimi për t’u bërë ushtar/detar aktiv në Forcat e Armatosura duhet t’u ofrojë shanse të barabarta të gjithë shtetasve shqiptarë për mosdiskriminim për shkak të racës, etnisë, ngjyrës, gjinisë, përkatësisë fetare, vendbanimit, si dhe pagës, përfitimeve dhe kompensimeve të tjera, sipas veçorive të shërbimit ushtarak.

Procedurat e përzgjedhjes së ushtarëve/detarëve do të jenë transparente dhe të dokumentuara. Për të rritur transparencën, procedurat, kriteret, udhëzimet, rregulloret e testimeve dhe lista përfundimtare e rezultateve të testimit do të publikohen në faqen zyrtare të internetit të Forcave të Armatosura dhe do të përmirësohet mënyra e zhvillimit të testimit dhe vlerësimit nëpërmjet sistemit të automatizuar.

Për të filluar procesin e rekrutimit i interesuari duhet të plotësojë një sërë kriteresh dhe dokumentash. Shtetasit që kërkojnë të aplikojnë për ushtarë/detarë aktivë në FA duhet të aplikojnë drejtpërdrejt në zyrën e pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit, e cila vijon procedurat e testimit dhe përzgjedhjes me kandidatët që janë gjykuar të aftë nga ana shëndetësore.

Formulari i aplikimit për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura dhe dokumentacioni që i nevojitet aplikantit janë formulari i aplikimit dhe formulari i pranimit (viti 2017).

Testi i Përgatitjes Fizike i shtetasve për pranim në FA (Anex A, viti 2017)
dhe kodet sipas specialiteteve (Anex B, viti 2017) 

Dokumenti “Procedurat dhe kriteret e rekrutimit të ushtarëve/detarëve aktivë në FA” është miratuar nga ministrja e Mbrojtjes: Udhëzimi nr.4 datë 02/02/2017 dhe përcakton, parimet, objektivat, standardet, përgjegjësitë, kryerjen e procedurave dhe zbatimin e kritereve për rekrutimin e ushtarëve/detarëve aktiv.

Kriteret e përgjithshme për rekrutimin e ushtarëve/detarëve aktivë

Për t’u rekrutuar në FA si ushtar/detar shtetasit shqiptarë duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

    - Të ketë shtetësi shqiptare.
    - Të mos jetë dënuar nga gjykata për vepra penale.
    - Të mos jetë në ndjekje penale.
    - Të mos jetë në gjykim penal nga gjykata.
    - Mosha minimale e rekrutimit është 18 vjeç. Në momentin e titullimit ushtari/detari aktiv, nuk duhet të ketë mbushur moshën 27 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen ushtar/detar aktiv, të cilët do të jenë personel mjekësor i FA dhe në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç.
    - Të ketë kryer arsimin parauniversitar ose të lartë brenda ose jashtë vendit.
    - Të ketë kryer kontrollin shëndetësor dhe të jetë vlerësuar i aftë për ushtar/detar aktiv nga Komisioni Mjekësor Ushtarak.
   - Të jetë shpallur fitues në përfundim të konkurrimit.
   - Kandidatët për ushtar/detar aktiv të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkujt dhe mbi 165 cm për femra.

Procedura e aplikimit për ushtar/detar

a) Shtetasit që dëshirojnë të shërbejnë në FA si ushtarë/detarë aktivë, do të aplikojnë drejtpërdrejt në zyrën e pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit.
b) Aplikantët plotësojnë:

-  formularin e aplikimit (shkarko formularin e aplikimit)
-  formularin e pranimit të dokumentacionit (shkarko formularin e pranimit) dhe marrin njoftimin për dokumentet e nevojshme, afatin e paraqitjes në Qendrën e Personel Rekrutimit për vijimin e procesit të pranimit, testimit e përzgjedhjes.

c) Procedurat, kriteret, rregullat e testimit (testimi fizik me tabelat e pikëve me tabelat e pikëve, testimi intelektual, testimi psikologjik) janë të publikuara në faqen e internetit të MM dhe FA.

Regjistrimi i kandidatëve, dokumentacioni i nevojshëm

a) Kandidatët për ushtarë/detarë aktivë, paraqesin në Qendrën e Personel Rekrutimit, dokumentet e mëposhtme:

    - Kërkesë më shkrim në të cilën parashtrohet identiteti i aplikantit, deklarimi se ka qenë i padënuar brenda dhe jashtë vendit, statusi familjar (martuar, beqar), arsyet për të cilat dëshiron të bëhet ushtar/detar aktiv, njësia apo reparti dhe specialiteti në të cilën do të dëshironte për të shërbyer. Aftësitë, përvoja në punë, prirjet e tij në fusha të caktuara, sipas modelit bashkëlidhur këtij udhëzimi (formulari i aplikimit);

    - Fotokopjen e kartës së identitetit;
    - Dy fotografi të përmasave 4 x 6 cm dhe dy fotografi të përmasave 9 x 12 cm;
    - Fotokopje të diplomës së arsimit parauniversitar të noterizuar dhe të vërtetuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale/Rrethit, ose të arsimit të lartë të noterizuar;
    - Diplomë, dëshmi, certifikatë për aftësi profesionale (nëse ka) të noterizuar dhe njohjen e gjuhës angleze të noterizuar;
    - Dëshmi penaliteti;
    - Vërtetim nga prokuroria;
    - Vërtetim nga gjykata;

Dokumentet mjekësore (duhet detyrimisht të merren në qendra shëndetësore publike):

1. Raportin mjekësor të lëshuar nga Komisioni mjeko - ligjor (KML) i qendrës shëndetësore të vendbanimit të kandidatit të shoqëruar.
2. Një raport ose vërtetim nga mjeku i familjes ku deklarohet se kandidati është i shëndetshëm dhe nuk ka sëmundje infektive.
3. Ekzaminimet për agjentët infektivë (Hepatit B, Hepatit C, HIV/AIDS) dhe grupin e gjakut të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ose bankat e gjakut apo drejtoritë e Shëndetit Publik në rrethet ku banojnë.

Në momentin e aplikimit pranë zyrës së pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit kandidatët duhet të plotësojnë një formular vetë - deklarimi për gjendjen shëndetësore të kandidatit.

Shënim: Shtetasit me arsim të lartë të cilët zotërojnë njohuri të mira të gjuhës angleze do t'u jepet mundësia të konkurrojnë për arsimim dhe ndjekje të kurseve ushtarakë në SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe vende të tjera të NATO.

Venddislokimi i Qendrës së Personel Rekrutimit, Tiranë:

Adresa: Rruga e Dibrës, Tiranë (në ambientet e garnizonit “Skënderbej”)

Tel: 042 348 588

Cel: 0698801195 08:00-16:30

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Buletini mujor maj 2018Ditari, të rejat kryesore maj 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 06 (2018) Qershor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria15 qershor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Qërshor 2018
Ma En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1