Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura, më 30 janar 2015 afati i fundit i pranimit të kandidaturave

Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë.

Regjistrimet e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë në FA për fazën e parë janë akoma aktive, afati i fundit është 30 janar 2015. Për regjistrime drejtohuni pranë Qendrës së Personel Rekrutimit në adresën Rruga e Dibrës, Tiranë (në ambientet e garnizonit “Skënderbej”).

Fushata sensibilizuese e Ministrisë së Mbrojtjes vazhdon me takime, materiale të shkruara dhe audio – vizive. Informacionin e plotë për procedurat, kriteret, afatet, testimet etj. do ta gjeni në linkun: Si të rekrutohem

Ministria e Mbrojtjes dhe FA kanë organizuar takime me nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët. Gjatë këtyre takimeve ka qenë e pranishme edhe ministrja Kodheli, e cila i ka ftuar nxënësit dhe studentët të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura, duke sjellë në vëmendje avantazhet që rrjedhin nga ky vendim i tyre.

***

Ministria e Mbrojtjes, aktivitet “Mbi rekrutimin për ushtar/detar aktiv në FA”

15 janar 2015

Në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes pranë auditorit të garnizonit “Skënderbej”, u zhvillua aktiviteti “Mbi rekrutimin për ushtar/detar aktiv në Forcat e Armatosura” merrnin pjesë nxënës të shkollave të mesme të kryeqytetit.
Ministrja e Mbrojtjes: Pse Forcat e Armatosura? Kam vetëm një përgjigje: Sepse janë maja e shoqërisë!

Për më tepër ndiqni linkun: Ministria e Mbrojtjes, aktivitet “Mbi rekrutimin për ushtar/detar aktiv në FA”

***

Ministrja Mimi Kodheli bashkëbisedon me studentët e UPT për fushatën e pranimit në FA

20 janar 2015

Në kuadër të fushatës së nisur nga Ministria e Mbrojtjes për rekrutimin e 250 ushtarëve/detarëve aktivë në Forcat e Armatosura, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli pati një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, të cilët i informoi se ata që do të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura jo vetëm që kanë një kontratë të sigurtë pune, por edhe mundësi të tjera, duke u ndalur tek shkollimi dhe trajnimi në shkollat më të mira në botë.

Për më tepër ndiqni linkun: Ministrja Mimi Kodheli bashkëbisedim në UPT për fushatën e pranimit në FA



Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 4 (2017) Prill 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 21 prill 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Maj 2017
Ma En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4