Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016

8 - 13 nëntor 2016

FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin. FA protagoniste në operacione evakuimi banorësh, ndërtime argjinaturash, largim uji nga banesat e përmbytura, ndërtim e riparim urash, etj.

e martë, 08 nëntor 2016

Forca Ajrore angazhoi një helikopter “Cougar” për operacionin e shpëtimit të një familjeje që kishte mbetur e izoluar nga vërshimi i ujërave në fshatin Zenisht, në Luginën e Matit. Efektivët e Forcës Ajrore kanë mundur të shpëtojnë një grua shtatzënë, së bashku me foshnjën e saj.

***

FA bëri evakuimin e familjeve me probleme në zonën e Fushë Krujës, ku u aktivizuan 20 forca, mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi.

Në Tiranë, në zonën e Urës së Babrusë punuan 10 trupa, mjete dhe motobarka shpëtimi.

Ndërhyrje u krye te Pallati me Shigjeta me 10 forca, motopompa dhe mjete të tjera shpëtimi.

Në zonën e “City Park” me 10 forca dhe mjete zjarrfikëse.

Në qarkun e Lezhës Forcat e Armatosura kanë ndërhyrë që në orët e para të mëngjesit me mbi 50 trupa ushtarake, motogjeneratorë të fuqishëm, motopompa, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe mbi 500 thasë me rërë.

Efektivat e FA kanë zhvilluar një operacion për shpëtimin e një familjeje në fshatin Luz të Fushë - Krujës. Familja Ilazi ishte e izoluar qysh nga orët e para të mëngjesit nga vërshimi i ujërave. Menjëherë pas marrjes së informacionit, drejt vendit të ngjarjes, u nisën efektivët e Batalionit të Mbështetjes Rajonale (BMR).

***

Vijon angazhimi me kapacitete maksimale i FA në Emergjencat Civile të shkaktuara nga përmbytjet

e mërkurë, 09 nëntor 2016

U angazhuan  në total 207 forca, një helikopter “Cougar”, ekskavatorë, varka, zjarrfikëse, gjeneratorë dhe mjete të kalueshmërisë së lartë.

Në qarkun e Tiranës vijuan angazhimet në zonën e Babrusë, te Pallati me Shigjeta, në afërsi të “City Park”. Gjithashtu u angazhuan forca dhe mjete në afërsi të Arkivës së Sigurimeve Shoqërore në Lundër.

Në qarkun e Lezhës, FA kanë ndërhyrë që në orët e para të mëngjesit me mbi 91 trupa ushtarake, motogjeneratorë të fuqishëm, motopompë, fadroma, ekskavator, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe mbi 500 thasë me rërë.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen Besëlidhja në Lezhë, bodrumet e pallateve ishin të mbuluara nga uji. Efektivat e Batalioni të Mbështetjes Rajonale bënë të mundur thithjen e ujit nga bodrumet e pallateve dhe derdhjen në lumin Drin.

Në zonën e Fushë - Krujës u angazhuan dhe mbetën në gatishmëri 30 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi.

Në Bashkinë Burrel 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë.

Në Bashkinë Shkodër 36 forca, mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi.

Në Bashkinë Laç 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë.

U vendos në gatishmëri shkolla e Bunavisë, Batalioni i Tretë i Këmbësorisë në Poshnje si dhe Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale në Gjirokastër.

****

FA në gatishmëri të plotë për EC, ndërhyrje në Shkodër dhe Lezhë

e enjte, 10 nëntor 2016

Në qarkun Shkodër u angazhuan dhe u vunë në gatishmëri 36 forca, mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi. U evakuuan 25 banorë në fshatin Obot, Kuç dhe Oblikë, Shkodër. Mjetet qëndruan në gatishmëri në pika kyçe (Harku i Bërdicës, Kuç, Obot, Oblikë), për të ndërhyrë në raste të përkeqësimit të situatës.

Në Qarkun e Vlorës dhe në Qarkun e Fierit, të angazhuara 16 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë, motobarka dhe motopompa. Forcat dhe mjetet qëndruan në gatishmëri, në pritje për të ndërhyrë në rast nevoje.

Në qarkun e Lezhës, FA në gatishmëri me trupa ushtarake, motogjeneratorë të fuqishëm, motopompë, mjete të kalueshmërisë së lartë, thasë me rërë, etj.

U punua për përforcim argjinaturash, pastrimin e bodrumeve dhe kateve të para të pallateve dhe bizneseve nga uji dhe papastërtitë në qytet dhe rrethinat e qytetit, ndërtime pritash në afërsi të lumit Drin, kanaleve kulluese, shpërndarje bazë ushqimore për bagëtinë, vendosje thasësh me rërë.
Në Milot dhe fshatin Dukagjin i Ri, u hedhën 80 m3 inerte.

Në zonën e Fushë-Krujës në gatishmëri 30 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi.

Në Bashkinë Burrel, në gatishmëri 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë.

Në Bashkinë Laç, të angazhuara 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë.

Rreziku i përmbytjeve i pranishëm, si rezultat i çarjes së digave dhe daljes së lumenjve nga shtrati.

***

Përfshirja e FA maksimale, ndërtime urash, rrugësh në Vlorë, Tiranë, Peshkopi; ndërhyrje në Shkodër, Lezhë e Krujë...

e premte, 11 nëntor 2016

Në kontakt të vazhdueshëm me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile u aktivizuan rreth 210 forca, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të ndërhyrjes së menjëhershme.

Në qarkun Shkodër, 37 forca, mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi. U evakuuar 13 banorë në fshatin Obot të Shkodrës.

Në qarkun e Lezhës, FA kanë ndërhyrë me 93 forca, motogjeneratorë të fuqishëm, motopompë, fadroma, ekskavator, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe mbi 700 thasë me rërë.

Në Prefekturën Lezhë është punuar për largimin e ujit me motopompë tek poliklinika e qytetit, tek ish - pularia dhe te Drejtoria e Shërbimit Pyjor (rreth 1300 m3 ujë). Gjithashtu është hedhur dhe niveluar me fadroma të xhenios dhe efektivat e FA rreth 35 m3 granil.

Forcat e mjetet e FT qëndruan në gatishmëri për angazhime të mundshme në operacione EC edhe në qytetin e Lezhës.

Në qarkun e Vlorës dhe në qarkun e Fierit u angazhuan 17 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë, motobarka dhe motopompa.

Në gatishmëri Batalioni i Këmbësorisë Poshnjë, Berat.

Në qarkun e Tiranës, vijoi angazhimi dhe gatishmëria në të njëjtat zona problematike si të ditëve të mëparshme. Po ashtu në zonën e Fushë - Krujës

Në qarkun e Durrësit, Bashkia Krujë, nga batalioni i Xhenios kanë shkuar në qytetin e Krujës (lagjja Mezine) për vlerësimin e situatës dhe hartimin e planit të ndërhyrjes për masivin shkëmbor rreth 900 m3, i cili ka lëvizur nga vendi 1,5 m dhe rrezikonte shembjen e banesave poshtë tij dhe dëmtimin e banorëve. U evakuuan 6 familje, u sigurua dhe fiksua masivi me kavo të gjata dhe operacioni për “shkërmoqjen e tij” zgjati dy ditë.

Komanda Mbështetëse u angazhua për ndërtimin e një ure bailey 21 m, në Brataj (lugina e lumit të Vlorës); riparim ure dhe zgjatjen e saj 9 metra në Petrelë Tiranë; riparim rruge në Zall - Bastar, si dhe rikonicion në zonën e Gjuricës dhe Llixhave, Peshkopi.

***

Përmbytjet, FA në terren në të gjitha zonat e prekura

e shtunë, 12 nëntor 2016

Në të gjithë vendin FA ka angazhuar rreth 235 forca, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të ndërhyrjes së menjëhershme.

Në qarkun e Dibrës, 37 forca, dhe mjete të kalueshmërisë së lartë, mjete të rënda, kamionë dhe vetëshkarkues, fadroma dhe rimorkiatorë, të cilët sot në orët e para të ditës janë nisur dhe kanë mbërritur në Gjoricë. Për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe bllokimit të rrugëve, forcat dhe mjetet e rënda janë përfshirë në operacionin e kërkim - shpëtimit dhe evakuimin e banorëve në rast rreziku të shkallës së lartë.

Drejt Gjoricës në qarkun e Dibrës u nis me urgjencë dhe ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli.

Në Bashkinë Mat 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë.

Në qarkun Shkodër, 45 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi.

Në qarkun e Lezhës, FA kanë angazhuar 97 trupa ushtarake, motogjeneratorë të fuqishëm, motopompë, fadroma, ekskavatorë, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe mbi 800 thasë me rërë; në fshatin Klos të Fanit (Mirditë) 30 forca si dhe mjete të kalueshmërisë së lartë të FT, për shkak të rrezikut të rrëshqitjes së dherave.

Në Bashkinë Laç 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë.

Në qarkun e Vlorës dhe në qarkun e Fierit 32 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë, motobarka dhe motopompa.

Në qarkun e Tiranës, 47 forca në zonat më të cenueshme nga përmbytjet, mjete të kalueshmërisë së lartë, motopompa dhe motobarka, zjarrfikëse, gati për të ndërhyrë në çdo moment.

Në zonën e Fushë - Krujës, 35 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi.

Në qarkun e Durrësit, Bashkia Krujë, operacioni për copëtimin e masivit përfundoi në dy ditë. KM u angazhua për ndërtimin urës “bailey” në Brataj dhe riparim dhe zgjatje ure në Petrelë, Tiranë, riparim rruge në Zall - Bastar, si dhe rikonicion në zonën e Gjuricës dhe Llixhave, Peshkopi.

***

FA vazhdon angazhimin për përmbytjet edhe pse situata është në përmirësim

e diel, 13 nëntor 2016

Edhe pse moti dhe gjendja e shkaktuar nga përmbytjet e ditëve të mëparshme u përmirësuan, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë ishin në krye të detyrës në të gjitha zonat ku nevojitejndërhyrja e tyre.

Në Dibër, Krujë dhe Vlorë, Forcat e Armatosura vazhduan angazhimin kryesisht për të riparuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

Në zonën e Dibrës, Forcat e Armatosura punuan për ndërtimin e argjinaturave të dëmtuara në Gjoricë.

Në Vlorë u vazhdua puna për rindërtimin e urës së Silurakut në fshatin Brataj.

Në Krujë, Forcat e Armatosura u angazhuan me shembjen e kontrolluar të masivit shkëmbor.

Përmirësimi i motit bërë të mundur tërheqjen e trupave nga Lezha dhe Shkodra.



BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë 15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO 17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO 16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17” 14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Shtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 11 (2017) Nëntor 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 17 nëntor 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Nëntor 2017
Ma En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3