Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA

Ministrja Xhaçka pritet nga sekretari amerikan i Mbrojtjes: Shqipëria aleat i denjë, godet më fortë se pesha e saj

Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka, gjatë vizitës së saj zyrtare në SHBA u prit nga sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis.
“Shqipëria ka treguar se madhësia e saj gjeografike ka shumë më pak rëndësi, se sa angazhimi i saj në Aleancë. Si një aleate e vendosur, Shqipëria godet më fort se sa pesha e saj”, - deklaroi sekretari Mattis në nisje të takimit mes dy delegacioneve.

Lexo më shumë...


NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare

oriku 241117 natoMisionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s.
Ajo që vihet re në këtë artikull është vlerësimi dhe profesionalizmi i arritur nga ekuipazhi i anijes gjatë këtij misioni, i cili ka përfunduar me sukses turin 1-vjeçar në operacionin e NATO-s, në Egje.

Lexo më shumë...


Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO

Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO

NATO përballë sfidave të reja të Sigurisë

1. Na tregoni më shumë për rolin tuaj si Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO dhe Komitetin Ushtarak

Kryetari i Komitetit Ushtarak zgjidhet nga shefat e Mbrojtjes të NATO, normalisht për një mandat trevjeçar. Si kryetar, unë përfaqësoj pikëpamjet e tyre të bazuara në konsensus dhe shërbej si këshilltar i lartë ushtarak i Sekretarit të Përgjithshëm, Këshillit të Atlantikut të Veriut dhe organizatave të tjera të NATO. Unë drejtoj axhendën dhe diskutimet e Komitetit Ushtarak, autoritetit më të lartë ushtarak të NATO, duke dëgjuar pikëpamjet dhe duke punuar për të pajtuar pozicione të ndryshme kombëtare ose ndryshime në politika, me qëllim daljen me këshilla të pranueshme për të gjithë. Çdo shtet ka një zë të barabartë në diskutimet dhe vendimet.

 

Lexo më shumë...


Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016

8 - 13 nëntor 2016
FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin. FA protagoniste në operacione evakuimi banorësh, ndërtime argjinaturash, largim uji nga banesat e përmbytura, ndërtim e riparim urash, etj.

 

Lexo më shumë...


NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes

nato bruksel26 - 27 tetor 2016

Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi  në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel. Në përfundim të punimeve, sekretari i Përgjithshëm i NATO z. Stoltenberg tha: “Në këto dy ditë analizuam sfidat e ndryshme me të cilat NATO përballet, u njohëm dhe vlerësuam arritjet që nga Samiti i Varshavës dhe shënuam rrugën që do të përshkruajmë. Jemi të bashkuar si kurrë më parë në vendosmërinë për të mbrojtur qytetarët tanë.”

Lexo më shumë...


Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë


Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile.

Reshjet e fillimit të këtij viti, përveç dëmeve të tjera, shkaktuan dëme edhe në infrastrukturë. Shumë ura u shembën dhe disa akse rrugore u bënë të pakalueshme për shkak të reshjeve.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura iu përgjigjën në kohë reale strukturave të emergjencave civile dhe autoriteteve të pushtetit lokal, për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur. Falë ndërhyrjes së strukturave të FA, jeta e mijëra banorëve iu rikthye normalitetit.

Më poshtë gjeni të gjithë listën e urave të ndërtuara apo riparuara nga xhenierët e FA gjatë:

janar - shtator 2017:

Urë “bailey” në Njësinë Administrative Miras (Devoll), me gjatësi 12 m dhe peshëmbajtje 24 ton.

Urë “bailey”, në Njësinë Administrative Poroçan (Gramsh) me gjatësi 21 m dhe peshëmbajtje 40 ton është akoma në proces ndërtimi.

Urë “bailey” në Njësinë Administrative Dropull (Gjirokastër), me gjatësi 33 m dhe peshëmbajtje 24 ton.

Urë “bailey” në Njësinë Administrative Sylbicaj (Tropojë), me gjatësi 8 metra dhe peshëmbajtje 10 ton.

Urë “bailey” në Njësinë Administrative Ndroq (Tiranë), me gjatësi 60 m dhe peshëmbajtje 25 ton.

Urë “bailey” në Njësinë Administrative Viçidol (Tropojë), me gjatësi 9 m dhe peshëmbajtje deri 24 ton.

Urë “bailey” në Njësinë Administrative Darzezë (Fier), me gjatësi 12 m dhe peshëmbajtje deri 20 ton.

Urë “bailey” në Njësinë Administrative Pojan, (Maliq), me gjatësi 33 m dhe peshëmbajtje deri 20 ton.

Urë “bailey” në Njësinë Administrative Stojan (Mat), me gjatësi 18 m dhe peshëmbajtje deri 20 ton.

Urë “bailey” në Njësinë Administrative Rukaj (Burrel), me gjatësi 24 m dhe peshëmbajtje 15 ton.

Urë “bailey” në Njësinë Administrative Papër (Elbasan), me gjatësi 24 m dhe peshëmbajtje 10 ton.

Rehabilitim i Urës së Bunës në Shkodër gjatësi 166 m.

***

janar shkurt 2016:

Urë “bailey” në Biçukas, Çermë, Divjakë, me gjatësi 18 m dhe peshëmbajtje 30 ton.

Urë “bailey”, në Katund i Vjetër, Mirditë, gjatësia 12 m dhe peshëmbajtje 24 ton.

Urë “bailey” në Skënderbegas, Gramsh, me gjatësi 12 m dhe peshëmbajtje 15 ton.

Urë “bailey” në Orenjë, Librazhd, me gjatësi 30 metra dhe peshëmbajtje 15 ton.

Urë “bailey” me përshtatje në Bërzhitë, me gjatësi 9 metra dhe peshëmbajtje deri 4 ton.

Urë “bailey” në Skuraj, Bashkia Kurbin, me gjatësi 15 m dhe peshëmbajtje 24 ton.

Urë “bailey” në Cakran, Fier, me gjatësi 27 m dhe peshëmbajtje deri 24 ton.

Urë “bailey” në Qeha, Petrelë, Tiranë, me gjatësi 12 m dhe peshëmbajtje deri 25 ton.

Urë “bailey” në Xibër, Klos, me gjatësi 42 m dhe peshëmbajtje deri 18 ton.

Riparim urë “bailey” në Shalës, Konispol, me gjatësi 51 m dhe peshëmbajtje deri 40 ton.

Riparim urë “bailey” në Gurrë, Mat me gjatësi 42 m dhe peshëmbajtje 20 ton.

Riparim urë “bailey” në Ferraj, Tiranë me gjatësi 22 m dhe peshëmbajtje 40 ton.


Shqipëria në “Trident Juncture-15”

161015 stervitja16 tetor 2015

Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë, të cilët do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “Trident Juncture-15”. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm: ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, si dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Lexo më shumë...




Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Buletini mujor nëntor 2018Ditari, të rejat kryesore nëntor 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 12 (2018) Dhjetor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 30 nëntor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Dhjetor 2018
Ma En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6