Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016

8 - 13 nëntor 2016
FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin. FA protagoniste në operacione evakuimi banorësh, ndërtime argjinaturash, largim uji nga banesat e përmbytura, ndërtim e riparim urash, etj.

 

Lexo më shumë...


NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes

nato bruksel26 - 27 tetor 2016

Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi  në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel. Në përfundim të punimeve, sekretari i Përgjithshëm i NATO z. Stoltenberg tha: “Në këto dy ditë analizuam sfidat e ndryshme me të cilat NATO përballet, u njohëm dhe vlerësuam arritjet që nga Samiti i Varshavës dhe shënuam rrugën që do të përshkruajmë. Jemi të bashkuar si kurrë më parë në vendosmërinë për të mbrojtur qytetarët tanë.”

Lexo më shumë...


Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë


Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile.

Reshjet e fillimit të këtij viti, përveç dëmeve të tjera, shkaktuan dëme edhe në infrastrukturë. Shumë ura u shembën dhe disa akse rrugore u bënë të pakalueshme për shkak të reshjeve.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura iu përgjigjën në kohë reale strukturave të emergjencave civile dhe autoriteteve të pushtetit lokal, për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur. Falë ndërhyrjes së strukturave të FA, jeta e mijëra banorëve iu rikthye normalitetit.

Forcat xheniere të Komandës Mbështetëse ndërtuan në kohë rekord, urën pranë fshatit Çermë në Divjakë, por kjo është vetëm një nga disa urat e ndërtuara nga xhenierët e FA. Disa akse kombëtare dhe rurale u zhbllokuan. Ndërhyrje pati edhe nëpër hidrovorë e argjinatura, çka ndihmoi edhe në parandalimin e përkeqësimit të situatës.

Më poshtë gjeni të gjithë listën e urave të ndërtuara apo riparuara nga xhenierët e FA gjatë muajve të fundit.

Urë “bailey” në Biçukas, Çermë, Divjakë, me gjatësi 18 m dhe peshëmbajtje 30 ton.

Urë “bailey”, në Katund i Vjetër, Mirditë, gjatësia 12 m dhe peshëmbajtje 24 ton.

Urë “bailey” në Skënderbegas, Gramsh, me gjatësi 12 m dhe peshëmbajtje 15 ton.

Urë “bailey” në Orenjë, Librazhd, me gjatësi 30 metra dhe peshëmbajtje 15 ton.

Urë “bailey” me përshtatje në Bërzhitë, me gjatësi 9 metra dhe peshëmbajtje deri 4 ton.

Urë “bailey” në Skuraj, Bashkia Kurbin, me gjatësi 15 m dhe peshëmbajtje 24 ton.

Urë “bailey” në Cakran, Fier, me gjatësi 27 m dhe peshëmbajtje deri 24 ton.

Urë “bailey” në Qeha, Petrelë, Tiranë, me gjatësi 12 m dhe peshëmbajtje deri 25 ton.

Urë “bailey” në Xibër, Klos, me gjatësi 42 m dhe peshëmbajtje deri 18 ton.

Riparim urë “bailey” në Shalës, Konispol, me gjatësi 51 m dhe peshëmbajtje deri 40 ton.

Riparim urë “bailey” në Gurrë, Mat me gjatësi 42 m dhe peshëmbajtje 20 ton.

Riparim urë “bailey” në Ferraj, Tiranë me gjatësi 22 m dhe peshëmbajtje 40 ton.


Shqipëria në “Trident Juncture-15”

161015 stervitja16 tetor 2015

Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë, të cilët do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “Trident Juncture-15”. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm: ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, si dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Lexo më shumë...


300 të rinj dhe të reja u bashkohen Forcave të Armatosura

12 tetor 2015

Ministrja Kodheli: Mos u ktheni mbrapa, mos u jepni nga vështirësitë, mendoni që nesër e ardhmja juaj do të jetë më e mirë se kjo e sotmja. Ju uroj nga thellësia e zemrës shumë sukses! 

Është zhvilluar sot ceremonia e përcjelljes për në Shkollën e Trupës në Bunavi të 300 kandidatëve fitues për t’u rekrutuar në Forcat e Armatosura. Në këtë ceremoni ishte e pranishme ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm etj. Pas përfundimit të procesit të testimit fizik, psikologjik dhe intelektual, të rinjtë që janë përzgjedhur për të shërbyer në radhët e Forcave tona të Armatosura  u nisën sot drejt shkollës së trupës në Bunavi të Vlorës.

Lexo më shumë...




Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 4 (2017) Prill 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 14 prill 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Prill 2017
Ma En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30