Ministria e Mbrojtjes - Arkivi 2008-2013

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli inspekton Bazën Ushtarake Ajrore në Kuçovë

31 janar 2014

Foto Galeri

Lexoni më shumë...Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ka zhvilluar sot një inspektim në Bazën Ushtarake Ajrore në Kuçovë. Gjatë këtij inspektimi ministrja Kodheli shoqërohej nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Frederik Beltoja.

Fillimisht, ministrja Kodheli është pritur nga komandanti i Bazës Ajrore në Kuçovë, nënkolonel Tomor Dyrmo, i cili informoi mbi gjendjen aktuale të kësaj baze, si dhe me problematikat që ka aktualisht në këtë njësi ushtarake.

Lexoni më shumë...

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli inspekton Bazën Ushtarake në Gjadër, Lezhë

27 janar 2014

Foto Galeri

Lexoni më shumë...Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ishte sot për inspektim në Bazën Ushtarake Ajrore në Gjadër, Lezhë.
Gjatë këtij inspektimi ministrja Kodheli shoqërohej nga komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Frederik Beltoja.
Fillimisht, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli është informuar mbi gjendjen e Bazës Ushtarake në Gjadër si dhe me problematikat që ka aktualisht kjo bazë.
Më pas, ministrja Kodheli pa nga afër mjediset e Bazës Ushtarake Ajrore në Gjadër, si dhe ka takuar ushtarakët dhe punonjësit e saj.

Lexoni më shumë...

Niset me mision në Afganistan kontingjenti “Eagle-8”

24 janar 2014

Foto Galeri

Lexoni më shumë...Sot paradite në mjediset e Batalionit të Forcave Speciale në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e nisjes me mision në Kandahar të Afganistanit e kontingjentit “Eagle-8”.
Në përcjelljen e trupave paqeruajtëse ishte e pranishme ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Viktor Berdo, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë, përfaqësues të zyrës së ODC, familjarë dhe të afërm të paqeruajtësve etj.

Lexoni më shumë...

Ministrja Kodheli inspekton Komandën e Forcës Detare dhe QNOD

21 janar 2014

Foto Galeri

Lexoni më shumë...Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli bëri sot një vizitë në Komandën e Forcës Detare në Durrës. Pas takimit që pati me komandantin e kësaj Force, gjeneral brigade Qemal Shkurti, ministrja Kodheli nëpërmjet një brifingu u njoh me detyrat që kryejnë Forcat Detare, rezultatet e arritura në procesin e zbatimit të tyre, si dhe me problemet dhe kërkesat që ata kanë për rritjen dhe forcimin e mëtejshëm të misionit të tyre kushtetues.

Lexoni më shumë...

Ministrja Kodheli dekoron atasheun ushtarak amerikan me medaljen “Për Shërbime të Shquara”

20 janar 2014

Foto Galeri

Lexoni më shumë...Në Ministrinë e Mbrojtjes është organizuar sot pasdite ceremonia e dekorimit të atasheut ushtarak të SHBA, të akredituar në vendin tonë, kapiten i rangut të II-të Glenn Brown me rastin e përfundimit të misionit të tij në këtë detyrë. Gjithashtu, në këtë ceremoni është prezantuar edhe atasheu i ri amerikan në Tiranë, kapiteni i rangut të II-të Ralph Shield.
Në ceremoni ishte i pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ambasadori i SHBA në Tiranë, z. Alexander Arvizu, gjeneralë, drejtorë  dhe ushtarakë të lartë të MM dhe Shtabit të Përgjithshëm, përfaqësues të zyrës së CUBIC, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë etj.

Lexoni më shumë...