Ministria e Mbrojtjes - Arkivi 2008-2013

Aktivitet me rastin e 85-vjetorit të vdekjes së themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali

25 janar 2014

Lexoni më shumë...Me me rastin e 85-vjetorit të vdekjes së themeluesit të shtetit shqiptar, plakut të urtë dhe patriotit të shquar Ismail Qemali, Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes (QKMBM) organizoi sot në sallën e kinemasë të Ministrisë së Mbrojtjes shfaqjen e filmit shqiptar ”Nëntori i Dytë”.

Shfaqja e filmit ”Nëntori i Dytë” është pjesë e aktiviteteve dhe veprimtarive të programuara për vitin 2014 nga Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, program i cili synon gjallërimin e vazhdueshëm të jetës kulturore dhe artistike të efektivëve të Forcave të Armatosura.

Lexoni më shumë...

Aktivitet me rastin e 546-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu

20 janar 2014

Lexoni më shumë...Me rastin e 546-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes (QKMBM) organizoi ditën e shtunë në sallën e kinemasë së Ministrisë së Mbrojtjes shfaqjen e filmit shqiptar ”Skënderbeu”.

Shfaqja e filmit ”Skënderbeu” shënoi edhe hapjen e siparit të aktiviteteve dhe veprimtarive të programuara për vitin 2014 nga Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes. Nga kjo qendër janë programuar një seri aktivitetesh kulturore, artistike dhe sportive, të cilat do të zbërthejnë e pasqyrojnë Direktivën e Mbrojtjes për vitin 2014, si dhe një seri programesh dhe aktivitetesh të tjera që do të promovojë Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA gjatë këtij viti. Aktivitetet e programuara do të kenë një shtrirje përgjatë gjithë vitit 2014, duke synuar mbajtjen gjallë të jetës kulturore të efektivave të Forcave të Armatosura.

Lexoni më shumë...

Ekipi i karatesë “Dardania”merr pjesë në takimin ndërkombëtar “Tirana Karate Open”

18 nëntor 2013
 
Më 17 nëntor 2013 në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë u zhvillua takimi ndërkombëtar “Tirana Karate Open” organizuar nga Federata Shqiptare e Karatesë. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë 33 ekipe nga të gjithë vendet e Ballkanit me mbi 350 pjesëmarrës. Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe ekipi i karetsë së Qëndrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes “Dardania”.  Ekipi “Dardania” përfaqësohej nga 5 (pesë) djem dhe 3 (tre) vajza.

Lexoni më shumë...

Fëmijët e Qendrës Rekreative festojnë Ditën Botërore të Kafshëve

05 tetor 2013

Foto Galeri

Lexoni më shumë...Në zbatim të kalendarit vjetor të aktiviteteve social-kulturore për vitin 2013, Qendra e Kulturës, Mediave dhe Botimeve të Mbrojtjes (QKMBM), me rastin e 4 Tetorit “Ditës Botërore të Kafshëve”, organizoi aktivitetin e radhës ditën e shtunë, më 5 tetor në Pezë të Tiranës.
Në kuadrin e kësaj dite u zhvilluan një seri aktivitetesh sipas programit të hartuar nga Drejtoria e Aktiviteteve dhe Marrëdhënieve me Komunitetin, me pjesëmarrjen e fëmijëve të Qendrës së Rekreacionit, pranë QKMBM. Ishin të pranishëm në këtë veprimtari edhe familjarë të efektivave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Lexoni më shumë...

Kremtohet Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore

29 shtator 2013

Foto Galeri

Lexoni më shumë...Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes (QKMB) organizoi sot në ambientet e Muzeut të Forcave të Armatosura pranë Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes një veprimtari me rastin e 29-shtatorit, Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Të pranishëm në këtë aktivitet kulturor ishin: Drejtori Përgjithshëm i Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, akademik Vasil Tole, Sekretari i Përgjithshëm i Akademisë së Shkencave, akademik Salvator Bushati, drejtoresha e Bashkëpunimit civilo-ushtarak, kolonele Manushaqe Shehu, ushtarakë dhe punonjës të Forcave të Armatosura, familjarë të tyre, si dhe mjaft të ftuar të tjerë. Veprimtarinë kushtuar Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore e hapi drejtori i Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, akademik Vasil Tole, i cili pasi ka falendeuar të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë veprimtari, ka nënvizuar edhe rëndësinë që ka Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore edhe për Forcat tona të Armatosura.

Lexoni më shumë...

Fëmijë dhe familjarë të ushtarakëve tur turistik në Jalë

18 qershor 2013

Foto Galeri

Lexoni më shumë...Nën kujdesin e veçantë të ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes (QKMBM) organizuan një tur tre ditor turistik me fëmijë dhe familjarë të ushtarakëve në ambientet e Shtëpisë së Pushimit në Jalë, Himarë.
Ishin rreth 60 fëmijë dhe bashkëshorte të ushtarakëve që morën pjesë në këtë udhëtim mjaft mbresëlënës në brigjet e mrekullueshme të Jonit. Të gjithë këta fëmijë trajnohen prej vitesh në kurse të ndryshme që janë hapur pranë QKMBM, dhe kanë krijuar tashmë një traditë të bukur edhe në promovimin e veprimtarive artistike dhe kulturore, siç ishte edhe ky tur turistik.

Lexoni më shumë...