Ministria e Mbrojtjes - Arkivi 2008-2013

Projektet dhe Donatorët

  1. Këshilli i Ministrave ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me NAMSA, (Agjencia e NATO për Mbështetje dhe Furnizim), për demilitarizimin e municioneve. Projekti mbështetet nga SHBA me 10-milion USD.
  2. Demilitarizimi i municioneve është mbështetur gjithashtu nga vende dhe organizata tjera si: Gjermania, Danimarka, OSBE, etj.
  3. Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar MOU me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), për kontrollin dhe pastrimin e zonave të kontaminuara me municione të paplasura (HOTSPOTS), si edhe të poligoneve në përfundim të asgjësimit të municioneve nga FA.
  4. Në tetor 2011,  Ministria e Mbrojtjes organizoi Konferencën Ndërkombëtare për Demilitarizimin e Municioneve me pjesëmarrjen e Ambasadorëve të vendeve të NATO, BE dhe ato partnere.