Ministria e Mbrojtjes - Arkivi 2008-2013

Asgjësimi i municioneve për vitin 2011

Në zbatim të Planit të Veprimit për asgjësimin e municioneve të tepërta në FA, synimet kryesore të Bordit të Asgjësimit të Municioneve për vitin 2011 kanë qenë:

  1. Asgjësimi i 25,000 ton municioneve,
  2. Reduktimi i 5-grupdepove të municionit të prioritet të lartë,
  3. Shtimi i shitjes dhe eksportit të municioneve dhe lëndëve plasëse.


Në funksion të synimeve për vitin 2011 dhe angazhimeve të marra janë asgjësuar në uzina, poligone dhe janë shitur e eksportuar 26,500 ton municione dhe konkretisht:

  • 11,487 ton municione janë asgjësuar në poligone,
  • 12,780 ton municione janë demilitarizuar në uzina,
  • 2,203 ton janë shitur dhe eksportuar.

b_250_170_16777215_00___images_galeria_demontimi_totale.jpgKy grafik tregon sasinë e municioneve të asgjësuara sipas çdo muaji për vitin 2011. Sasia totale e municioneve të asgjësuar gjatë periudhës janar-dhjetor 2011 është 26,500 ton.

 

 

 

b_250_170_16777215_00___images_galeria_demontimi_torta_perqindjet.jpgNë këtë grafik të dytë reflektohet sasia në përqindje e asgjësimeve për vitin 2011 respektivisht në uzina, poligone dhe nëpërmjet eksportit.

 

 

 

 

b_250_170_16777215_00___images_galeria_demontimi_shitjet.jpgNë këtë grafik të tretë paraqiten shitjet dhe eksportet gjatë viteve 2009-2011 të municioneve dhe lëndëve plasëse.

Rol të rëndësishëm në këto arritje kanë luajtur ngritja e tre linjave të demontimit industrial në ULP Mjekës (1 linjë) dhe KM Poliçan (2 linja) si edhe reduktimi i shtatë grupdepove të municioneve (prioritet i lartë) në Dhëmblan, Sinanaj, Ndroq, Bërsnik, Murrash, Bardhaj e Rrenxë.

b_250_170_16777215_00___images_galeria_demontimi_vitet.jpg

Ky grafik paraqet sasinë e municioneve të asgjësuara gjatë viteve 2009-2011. Siç duket sasia e përgjithshme është 53,693 ton municione të asgjësuara.