Ministria e Mbrojtjes - Arkivi 2008-2013

Aktivitet me rastin e 85-vjetorit të vdekjes së themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali

25 janar 2014

b_210_140_16777215_00___images_galeria_kulture_fillimi_25012014.jpgMe me rastin e 85-vjetorit të vdekjes së themeluesit të shtetit shqiptar, plakut të urtë dhe patriotit të shquar Ismail Qemali, Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes (QKMBM) organizoi sot në sallën e kinemasë të Ministrisë së Mbrojtjes shfaqjen e filmit shqiptar ”Nëntori i Dytë”.

Shfaqja e filmit ”Nëntori i Dytë” është pjesë e aktiviteteve dhe veprimtarive të programuara për vitin 2014 nga Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, program i cili synon gjallërimin e vazhdueshëm të jetës kulturore dhe artistike të efektivëve të Forcave të Armatosura.

Filmi ”Nëntori i Dytë” u ndoq me interes nga ushtarakë dhe punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, si dhe fëmijë të ushtarakëve që trajnohen në kurse të ndryshme nga qendra e rekreacionit e QKMBM. Edhe ky aktivitet, veç të tjerave, i shërbeu sidomos fëmijëve të ushtarakëve, për edukimin patriotik dhe atdhetar të tyre, njohjen me rrugën e vështirë, por të lavdishme që kanë bërë bijtë dhe bijat e këtij populli, siç ishin Ismail bej Qemali, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini dhe shumë e shumë figura të tjera të shquara për shpalljen e pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar.

Aktivitetet e programuara nga QKMBM do të vijojnë me një sëri veprimtarish të tjera, të cilat do të vijnë gjithnjë duke u shtuar dhe u shtrirë përgjatë gjithë vitit 2014.