You have an error in your SQL syntax; check the manual that corresponds to your MySQL server version for the right syntax to use near 'Eagle 2" 25 janar 2011",DAYOFYEAR(20190619), DAYOFMONTH(20190619), DAYOFWEEK(201' at line 2 SQL=INSERT INTO modnew_Stalytics_exitpage_count(title,year_day, month_day, week_day, week, month, year,visit_date,last_update) VALUES ("Nisja "Eagle 2" 25 janar 2011",DAYOFYEAR(20190619), DAYOFMONTH(20190619), DAYOFWEEK(20190619),WEEK(20190619,1), MONTH(20190619),YEAR(20190619),20190619,NOW()) Ministria e Mbrojtjes - Arkivi 2008-2013

Ministrja Kodheli inspekton Komandën e Forcës Detare dhe QNOD

21 janar 2014

Foto Galeri

b_210_140_16777215_00___images_galeria_2014_Janar_21_03.jpgMinistrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli bëri sot një vizitë në Komandën e Forcës Detare në Durrës. Pas takimit që pati me komandantin e kësaj Force, gjeneral brigade Qemal Shkurti, ministrja Kodheli nëpërmjet një brifingu u njoh me detyrat që kryejnë Forcat Detare, rezultatet e arritura në procesin e zbatimit të tyre, si dhe me problemet dhe kërkesat që ata kanë për rritjen dhe forcimin e mëtejshëm të misionit të tyre kushtetues.

Ministrja Kodheli, duke marrë fjalën në takimin me drejtuesit dhe personelin e shtabit të kësaj Komande, vlerësoi punën dhe përpjekjet që ata kanë bërë për zbatimin e detyrave funksionale dhe për arritjet e shënuara gjatë vitit që shkoi. Znj. Kodheli u ndal sidomos në luftën që duhet bërë për parandalimin e abuzimeve dhe keqmenaxhimit që janë vërejtur edhe në strukturat e Forcave Detare. Në këtë kontekst, ajo dha porosi të qarta për rivlerësimin e aseteve që disponon kjo Forcë, duke kërkuar njëkohësisht që të bëhen edhe propozime konkrete në mënyrë që të jemi efikasë në nivelin 100 për qind, ka theksuar ministrja Kodheli.

Në vijim, ministrja e Mbrojtjes Kodheli, e shoqëruar nga komandanti i Forcës Detare gjeneral brigade Qemal Shkurti, vizitoi Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD). Ministrja Kodheli u prit nga drejtori i QNOD, Shefqet Bruka dhe pa nga afër mjediset e saj. Ajo u informua mbi organizimin dhe funksionimin e kësaj Qendre, si dhe operacionet e zhvilluara që nga krijimi i saj. QNOD ka menaxhuar një numër të madh operacionesh kërkim-shpëtimi në det, operacione vëzhgimi, si dhe operacione kundër peshkimit të paligjshëm. Për ngritjen e këtij institucioni të rëndësishëm kanë kontribuar partnerët tanë strategjikë, SHBA, Italia, si dhe shumë aktorë të tjerë.

Më pas, ministrja e Mbrojtjes Kodheli ka prezantuar drejtorin e ri të QNOD, generalmajor në rezervë, Maksim Malaj.