Ministria e Mbrojtjes - Arkivi 2008-2013

Ministrja Kodheli dekoron atasheun ushtarak amerikan me medaljen “Për Shërbime të Shquara”

20 janar 2014

Foto Galeri

b_210_154_16777215_00___images_galeria_2014_Janar_20a_5.jpgNë Ministrinë e Mbrojtjes është organizuar sot pasdite ceremonia e dekorimit të atasheut ushtarak të SHBA, të akredituar në vendin tonë, kapiten i rangut të II-të Glenn Brown me rastin e përfundimit të misionit të tij në këtë detyrë. Gjithashtu, në këtë ceremoni është prezantuar edhe atasheu i ri amerikan në Tiranë, kapiteni i rangut të II-të Ralph Shield.
Në ceremoni ishte i pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ambasadori i SHBA në Tiranë, z. Alexander Arvizu, gjeneralë, drejtorë  dhe ushtarakë të lartë të MM dhe Shtabit të Përgjithshëm, përfaqësues të zyrës së CUBIC, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë etj.

Duke marrë fjalën në këtë ceremoni, ministrja e Mbrojtjes, znj. Kodheli theksoi se është një kënaqësi e veçantë për të gjithë ne që marrim pjesë në këtë ceremoni me rastin e dekorimit të kapitenit të rangut të II-të Glenn Brown, i cili për tre vjet rresht ka shërbyer si atashe ushtarak i SHBA në vendin tonë. Zonja Kodheli ka falenderuar ushtarakun e lartë amerikan për kontributin që ai ka dhënë për Forcat e Armatosura shqiptare, si dhe familjen e tij për mbështetjen që ajo ka dhënë për kryerjen me sukses të detyrës së tij si atashe ushtarak në Tiranë. Në fund të fjalës së saj, ministrja Kodheli i ka uruar kapitenit të rangut të II-të Brown suksese në detyrën e tij të re. Gjithashtu ajo i uroi mirëseardhjen në Tiranë atasheut të ri ushatark të SHBA, kapitenit të rangut të II-të Ralph Shield.

Në ceremoni përshëndeti edhe ambasadori i SHBA në Tiranë, z. Alexander Arvizu.

Më pas, ministrja Kodheli i dorëzoi kapitenit të rangut të II-të Glenn Brown medaljen “Për Shërbime të Shquara”.
Me këtë rast, kapiteni i rangut të II-të Brown falenderoi ministren e Mbrojtjes Kodheli për vlerësimin e lartë që i bëri punës dhe kontributit të tij, si dhe bëri vlerësime mjaft pozitive për bashkëpunëtorët e tij dhe ushatarëkët shqiptarë me të cilët ka bashkëpunuar përgjatë këtyre tre viteve për realizimin me përkushtim të detyrave në interes të forcimit të FA shqiptare.