Ministria e Mbrojtjes - Arkivi 2008-2013

Asambleja Parlamentare e NATO në Pragë

b_230_153_16777215_00___images_struktura_rasmunsen_1.jpgZoterinj Presidentë, Ministra, Të nderuar Antarë të Parlamentit, Zonja dhe Zotërinj,

Së pari më lejoni t’ju falënderoj, Z. Karl Lamers, për prezantimin që më bëtë. Ju vazhdoni të jeni një president mjaft aktiv, jashtëzakonisht i angazhuar dhe i palodhur i Asamblesë Parlamentare të NATO. Kam qenë i privilegjuar të punoj me ju dhe ju falënderoj për dedikimin tuaj në ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve transatlantike. Më lejoni të falënderoj Asamblenë Parlamentare të NATO për ftesën e bërë për të folur sot para jush, dhe më lejoni të falënderoj gjithashtu presidentin Stech, kryetarin e Kuvendit Nemcova dhe kryeministrin Necas për mikpritjen  e shkëlqyer në këtë qytet të jashtëzakonshëm.

Është gjithnjë kënaqësi e madhe të jesh në Pragë. Ende e kujtoj kur kam ardhur këtu 10 vjet më parë për Samitin e Pragës dhe unë isha Kryeministri i Danimarkës. Ishte Samiti i parë i NATO që mbahej përtej asaj që quhej “perdja e hekurt”. Ishte samiti i parë i shekullit të 21, samiti i parë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2011.

Ajo çfarë do të diskutoj me ju zonja dhe zotërinj, sot janë shpenzimet e mbrojtjes.
Shpenzimet e mbrojtjes po bien në vendet e Aleancës. Ne kemi nevojë për një rimëkëmbje ekonomike dhe bazuar në këtë ne kemi nevojë për një rimëkëmbje të mbrojtjes. Ne duhet të stopojmë rënien dhe pastaj të ringrihemi.

Unë besoj se kjo është e mundur. Por kjo do të kërkojë angazhim dhe mbështetje të vazhdueshme nga drejtuesit e vendeve të NATO, nga ju, parlamentarët e NATO.

Unë jam një politikan si ju dhe e kuptoj realitetin politik. Kur njerëzve u kërkohet se çfarë duhet të shkurtojnë qeveritë, mbrojtja është ndoshta fusha që u shkon e para në mendje. Por si politikanë, ne të gjithë duhet t’u shpjegojmë se gjendet edhe një realitet sigurie. Liria nuk ofrohet falas. Dhe çdo vendimmarrje për të përmirësuar ekonominë nuk duhet të na çojë  në një tjetër lloj krize , krizën e sigurisë.

Për të mbështetur në mënyrë efektive popujt tanë, qeveritë duhet të vijojnë të investojnë në sigurinë reale. Ne na nevojitet të kemi forcat dhe kapacitetet e duhura për të zmbrapsur dhe për tu mbrojtur nga çdo lloj kërcënimi ndaj vendeve tona të lira. Dhe të mos kemi asnjë iluzion, liria dhe siguria do të kërkojnë sfida.

Krizat do të vijojnë të jenë të paparashikueshme, njësoj si Libia vitin e kaluar. Shtetet e dështuara do të vijojnë të mirëpresin organizatat terroriste që kërcënojnë vendet tona. Përhapja e armëve të dëmtimit në masë dhe sistemet e raketave për përdorimin e tyre, është e pamundur të ndalohen brenda një nate. Linjat tona detare dhe të gjitha sistemet vitale të transportit dhe komunikimit ende kanë nevojë të mbrohen.

Të gjitha këto sfida komplekse nuk do të zhduken në një kohë kur ne jemi të fokusuar tek kriza ekonomike. Ato nuk do të presin deri sa ekonomitë tona të rimëkëmben. Në fakt, ato mund të bëhen më të vështira për tu zbuluar nëse ne qëndrojmë pasivë. Për rrjedhojë ne duhet të vijojmë të mbajmë ushtrinë tonë të fuqishme.

Është fakt se kriza ekonomike ka goditur fort shpenzimet e mbrojtjes. Krahasuar me 2009, shpenzimet e mbrojtjes së Aleancës në total, vitin e kaluar zbritën me mbi 56 miliardë dollarë në terma realë. Në Evropë 6 aleatë, vitin e kaluar, rritën shpenzimet e mbrojtjes krahasuar me vitin 2009. Por kjo rritje nuk ishte e madhe. Dhe u baraspeshua nga shkurtimet e mëdha të bëra nga 19 aleatë të tjerë.

Ndërmjet vendeve Evropiane, vetëm 2 prej tyre kanë alokuar më shumë se 2% e GDP, vitin e kaluar. Katër alokuan më pak se 1%. SHBA gjithashtu sapo ka filluar të reduktojë shpenzimet e mbrojtjes. Shkurtime të tjera janë në duar.

Kjo është shqetësuese. Dhe statistikat nxjerrin në pah një tjetër trend shqetësues. Qysh nga 1991, shkëmbimi i shpenzimeve të mbrojtjes nga vendet e NATO, përjashtuar SHBA ka rënë nga 35% në 23 %, sot. Këtë hendek transatlantik në rritje e gjej të pambështetur. Kjo minon parimin e Solidaritetit të Aleancës.

NATO do të thotë të shkëmbesh dhe të ndash me aleatët. Aleatët ndajnë me njeri-tjetrin rreziqet dhe kërcënimet, ashtu siç ndajnë përfitimet e sigurisë. Dhe nëse shikojmë çfarë ndodh në botën përreth nesh, mesazhi i qartë për Evropën është : Ne duhet të marrim më shumë përgjegjësi për sigurinë tonë, dhe jo më pak.

Ne duhet të vështrojmë me kujdes këto statistika në kontekstin e asaj çfarë ndodh rreth nesh. Ndërsa ne po shkurtojmë, të tjerët përtej nesh në botë po shpenzojnë dhe investojnë. Sipas disa vlerësimeve, shpenzimet e mbrojtjes në Azi janë dyfishuar në dekadën e kaluar dhe këtë vit do të kalojnë për herë të parë shpenzimet e mbrojtjes së vendeve Evropiane  të NATO.

Në 2015, Kina do të tejkalojë shpenzimet e mbrojtjes së 8 vendeve më të mëdha të NATO të marra së bashku. Rusia synon të dyfishojë buxhetin e mbrojtjes nga 3% në 6% të GDP  brenda 10 vjetëve të ardhshëm.

Nëse nuk veprojmë tani, unë parashikoj tre pengesa serioze:

E para , reduktimet e thella të shpenzimeve të mbrojtjes në disa vende të NATO do të krijojë një hendek brenda vetë Evropës. Shumë aleatë këtu do të gjenden të pafuqishëm të përmbushin kapacitetet e nevojshme të mbrojtjes. Kjo do të çojë në pamundësinë e të vepruarit kolektivisht në menaxhimin  e krizave  ndërkombëtare.

Së dyti, hendeku transatlantik në rritje i shpenzimeve të mbrojtjes dobëson mbështetjen e SHBA për Aleancën. Ky është tashmë një perceptim shqetësues në anën tjetër të Atlantikut, atë që Evropianët janë "free-loaders”. Sa herë që unë takoj ligjvënës në SHBA, më pyesin “Pse duhet të bashkohemi dhe angazhohemi në NATO, nëse Evropianët nuk përpiqen dhe përgatiten vetë për këtë gjë?” Kjo është një pyetje e drejtë dhe kërkon përgjigjen e duhur.

Së treti, rritja e fuqive të reja do të krijojë një hendek ndërmjet aftësive së tyre dhe aftësive tona për të vepruar. Dhe me këtë mos më keqkuptoni. Nuk jam duke theksuar se rritja e tyre përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Aleancës. Por nëse ne vijojmë në këtë rrugë dhe vijojmë të shkurtojmë shpenzimet e mbrojtjes, ne do të shikojmë dobësimin e influencës sonë në skenën ndërkombëtare shumë shpejt. Kjo mund të duket si “nxi e stero”. Por nuk është ky qëllimi im. Sepse unë besoj se kemi një rrugë përpara. Për momentin ne kemi nevojë të ruajmë në të njëjtin nivel shpenzimet e mbrojtjes. Sapo ekonomitë tona të përmirësohen, ne duhet të marrim në konsideratë rritjen e investimeve në mbrojtje përsëri. Dhe gjithmonë ne duhet ti shpenzojmë paratë e taksapaguesve tanë në mënyrën më të mençur.

Dhe ne pothuajse kemi vendosur se si ta bëjmë këtë. Ne kemi bërë kalendarin tonë. Në Samitin e Chicagos në maj, ne vendosëm objektivin “Forca e NATO 2020”, forcë që do të jetë më e aftë, më e integruar, dhe më komplementare. Dhe ne mund ta realizojmë këtë nëpërmjet “Mbrojtjes së Zgjuar” “Smart Defence” dhe Iniciativës së Forcave të Ndërlidhura “Connected Forces Initiative” – nëse i mbështesim ato me vullnetin e mirë politik.

Më lejoni të them pak fjalë rreth secilës prej këtyre dy iniciativave.
“Smart Defence” është një koncept drejtues për zhvillimin e kapaciteteve. Duke u bashkuar së bashku për përfitimin e kapaciteteve, vendet do të kenë mundësi të realizojnë atë që nuk mundet ta bëjnë të vetme. Është  rritje e efiçencës së burimeve për të bërë më të mirën me atë çfarë ke. E kundërta “Smart Defence” nuk është të bësh pak sa më pak. Çelësi i “Smart Defence” është më shumë prioritarizim, specializim dhe më e rëndësishmja bashkëpunim  multinacional.

Qysh prej Chicagos ne kemi bërë progres inkurajues. P.sh. ne po blejmë avionë pa pilotë që do të na japë sisteme zbulimi dhe vëzhgimi në pronësi të Aleancës. Sistemi ynë (i NATO) i mbrojtjes raketore për mbrojtjen  e popullsisë dhe territoreve tona është tashmë operacional. Dhe këtu në Pragë, ne kemi shembullin e Qendrës Ndërkombëtare të Koordinimit Logjistik (Multinational Logistics Coordination Centre) e cila u mundëson aleatëve të punojnë së bashku në mënyrë më efektive. Dhe shumë projekte të tjera që janë në punë e sipër.

Ne duhet të ruajmë këtë stad. Ne duhet të vijojmë t’i shtyjmë më tej këto projekte që kemi rënë dakord. Ne duhet të avancojmë edhe me projekte të tjera që kemi identifikuar si të përshtatshme për përqasjen multinacionale të Aleancës.

Iniciativa e Forcave të Ndërlidhura është e fokusuar në efektivitetin operacional. Çdo ditë forcat e NATO po punojnë krah për krah nga Afganistani në Kosovë e deri në brigjet e Somalisë. Ne kemi zhvilluar gjithashtu kulturën e të punuarit me partnerët jashtë Aleancës. Kjo është një eksperiencë vitale, dhe diçka që duhet ta ruajmë përtej përfundimit të këtyre misioneve. Këtu përsëri përqasjet multinacionale mund të na ndihmojnë.

Është një synim i vlerësueshëm bërja e trajnimit dhe edukimit tonë akoma dhe më multinacional. Sidomos përmirësimi i kontributeve multinacionale në kuadër të programit tonë të stërvitjeve, specifikisht për NRF, (NATO Response Force) i cili ende e ka shqetësim këtë pikë.

Në përmbledhje , zgjidhjet multinacionale do të jenë vitale  për mbështetjen e efektivitetit të Aleancës. Ato do të na lejojnë ne të marrim më shumë vlerë nga paratë dhe më shumë siguri nga burimet tona të kufizuara. Do të na sigurojnë të fokusohemi tek prioritetet dhe zhvillimin e kapaciteteve që mund të operojnë së bashku. Do të ndihmojnë industritë e mbrojtjes të ofrojnë kontrata multinacionale dhe punë, që në të kundërtën do të mungonte.

E thënë mjaft thjesht , në klimën e sotme ekonomike dhe të sigurisë, zgjidhjet multinacionale janë baza nëse ne duam të ruajmë ambicien tonë.

Zonja dhe zotërinj.
Aleanca jonë ka qëndruar në testin e kohës. Së bashku në kohë të mira dhe të këqija. Pavarësisht vështirësive ekonomike, ajo vazhdon të sigurojë një kalendar pune që i lejon aleatët të arrijnë siguri më të madhe se çfarë mund të siguronin më lehtë. Kjo është ajo pse ne duhet ta ruajmë Aleancën tonë të fortë.

Si Sekretar i Përgjithshëm, unë do të luaj pjesën time. Do të kërkoj për zgjidhje dhe përqasje multinacionale. Për më shumë mundësi për t’i lidhur forcat tona së bashku, së bashku brenda Evropës, përmes Atlantikut dhe me partnerët tanë. Për mënyrat e angazhimit direkt të industrisë sonë. Dhe për të bërë të mundur përdorimin më të mirë të fondit të përbashkët. Kështu ne mbajmë së bashku kapacitetet tona dhe partneritetin tonë të fuqishëm në shekullin e 21.

Por Aleanca ka nevojë që ju të bëni më shumë. Si anëtarë të parlamenteve tuaja, ju keni përgjegjësi të konsiderueshme. Ju duhet të bëni zgjidhje të vështira për mbrojtjen e sigurisë sonë, prosperitetit tonë dhe sovranitetit të vendeve  tona.

Ju keni përgjegjësi të konsiderueshme si anëtarë të Asamblesë Parlamentare të NATO. NATO ka nevojë që ju të vijoni t’u shpjegoni kolegëve tuaj në parlament dhe votuesve tuaj në shtëpi, pse investimet në mbrojtje dhe siguri janë esenciale për mbrojtjen e vlerave që udhëheqin mënyrën tonë të jetesës.

NATO ka nevojë për ju - vendimmarrësit- të shikoni dhe vlerësoni zgjidhjet multinacionale në mënyrë të tillë që  të jenë plotësisht të implementuar për të na ndihmuar neve në këto kohë të vështira ekonomike. Dhe më e rëndësishme, NATO ka nevojë që ju të ndihmoni në ruajtjen e nivelit të shpenzimeve të mbrojtjes, të shmangni rreziqet që mund të krijohen nëpërmjet reduktimeve të mëtejshme. Ne kemi nevojë ti rritni shpenzimet e mbrojtjes  sapo situata ekonomike ta lejojë një gjë të tillë.

Çfarë unë parashtrova për ju sot është ajo se si ju mund të realizoni përgjegjësitë kombëtare dhe në kuadër të NATO. Zgjidhjet tuaja do të përcaktojnë kur NATO do të jetë e suksesshme në të ardhmen ashtu siç ishte në të kaluarën. Dhe kur ne mund të mbrojmë vlerat tona dhe sigurinë tonë në të ardhmen në mënyrë efektive ashtu si kemi bërë në të shkuarën. Është në dorën tuaj të bëni zgjedhjet e duhura për të ardhmen tonë.

Perktheu
Kolonel Piro AHMETAJ, ALB A
Përfaqësues Ushtarak Kombëtar në SHAPE
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.