Ministria e Mbrojtjes - Arkivi 2008-2013

Kjo Direktivë përbën bazën, në të cilën të mbështeten planet dhe programet e punës e të veprimtarive të të gjitha strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes e të Forcave të Armatosura në përmbushje të misionit kushtetues si dhe detyrimeve që rrjedhin si vend anëtar i NATO. Ky Dokument është orientues, por zbatimi i tij ngarkon me përgjegjësi Shtabin e Përgjithshëm të FA dhe stafin e Ministrisë së Mbrojtjes të bashkërendojnë përpjekjet dhe veprimtaritë e nevojshme për përmbushjen e saj...

Direktiva e Mbrojtjes 2014 në format pdf


SBNJ (2011-2015) e Ministrisë së Mbrojtjes përmban vizionin, parimet dhe konceptet themelore për politikat, planifikimin dhe procedurat që mbështesin ciklin jetësor të burimeve njerëzore për oficerët, nënoficerët, ushtarët dhe personelin civil në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kujdesin për familjet e tyre dhe për ushtarakët në rezervë, lirim e pension.
Ajo siguron drejtimin strategjik për politikat dhe planet e burimeve njerëzore të mbrojtjes, mbështet kryerjen e misionit të mbrojtjes kombëtare, përmbushjen e detyrimeve të Ministrisë së Mbrojtjes në kuadrin e NATO, si dhe të angazhimeve në kuadër të BE dhe OKB për pesë vitet e ardhshme...

Strategjia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (2011 - 2015) në format pdf


Përkufizuar si barazi midis burrave dhe grave në të gjitha sferat, si publike dhe private, barazi gjinore do të thotë akses dhe kontroll i barabartë mbi burimet dhe përfitimet, pjesëmarrje e barabartë në vendimmarrjen politike dhe barazi me ligj për gratë dhe burrat.
Integrimi gjinor, d.m.th. procesi që siguron që perspektiva gjinore dhe qëllimi për barazi gjinore të jenë në qendër të të gjitha aktiviteteve - zhvillim politikash, kërkime, advokim/dialog, legjislacion, shpërndarje e burimeve si dhe planifikim, zbatim dhe monitorim i programeve dhe projekteve, si një strategji për të promovuar dhe arritur barazinë gjinore, duhet të jetë pjesë e të gjitha politikave sociale, ekonomike dhe politike në Shqipëri. Një strategji e tillë jo vetëm siguron arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm nëpërmjet shfrytëzimit të potencialit të plotë njerëzor të vendit, por edhe garanton që të gjitha grupet shoqërore t’i gëzojnë këto arritje.

Guidë vetëvlerësimi për çështjet e barazisë gjinore në Forcat e Armatosura.

Të ecim përpara për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave.