Ministria e Mbrojtjes - Arkivi 2008-2013
  • Puna për asgjësimin e municioneve për vitin 2012

30 mars 2012

Bordi Asgjësimit të Municioneve, ka ngritur Grupin e Punës për rishikimin e Planit të Veprimit për vitin 2012. Sipas vlerësimit të bërë nga Shtabi Përgjithshëm i FA, rezulton se mbeten për asgjësim gjatë vitit 2012, rreth 38,000 ton municione, që janë planifikuar të asgjësohen në uzina dhe poligone. Një pjesë e mirë e tyre do të shkojë për shitje dhe eksport.

Konferencë për shtyp e datës për demontimin e municioneve të tepërta

Zëvendësministri Spahiu: Nga 92,651 ton municione që përllogariteshin në vitin 2009, kanë mbetur për t’u asgjesuar rreth 38.845 ton municione, prej të cilave 26.000 ton do të eliminohen gjatë vitit 2012.

2 dhjetor 2012

Në Poligonin Kombëtar të Bizës u zhvillua ceremonia e përfundimit të projektit të demontimit të municioneve të tepërta, të FA në poligonet e hapura.

Përfundoi projekti i demontimit të municioneve në poligonet e hapura

Duke bërë një bilanc të procesit të asgjësimit të municioneve të tepërta në poligonet e hapura, shefi i Shtabit të përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, "... në këtë proces specifik janë asgjësuar 26 940 ton municionesh të ndryshme...".
 


  • Projektet dhe Donatorët

  1. Këshilli i Ministrave ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me NAMSA, (Agjencia e NATO për Mbështetje dhe Furnizim), për demilitarizimin e municioneve. Projekti mbështetet nga SHBA me 10-milion USD.
  2. Demilitarizimi i municioneve është mbështetur gjithashtu nga vende dhe organizata tjera si: Gjermania, Danimarka, OSBE, etj.
  3. Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar MOU me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), për kontrollin dhe pastrimin e zonave të kontaminuara me municione të paplasura (HOTSPOTS), si edhe të poligoneve në përfundim të asgjësimit të municioneve nga FA.
  4. Në tetor 2011,  Ministria e Mbrojtjes organizoi Konferencën Ndërkombëtare për Demilitarizimin e Municioneve me pjesëmarrjen e Ambasadorëve të vendeve të NATO, BE dhe ato partnere.

Në zbatim të Planit të Veprimit për asgjësimin e municioneve të tepërta në FA, synimet kryesore të Bordit të Asgjësimit të Municioneve për vitin 2011 kanë qenë:

  1. Asgjësimi i 25,000 ton municioneve,
  2. Reduktimi i 5-grupdepove të municionit të prioritet të lartë,
  3. Shtimi i shitjes dhe eksportit të municioneve dhe lëndëve plasëse.

Në funksion të synimeve për vitin 2011 dhe angazhimeve të marra janë asgjësuar në uzina, poligone dhe janë shitur e eksportuar 26,500 ton municione dhe konkretisht:

  • 11,487 ton municione janë asgjësuar në poligone,
  • 12,780 ton municione janë demilitarizuar në uzina,
  • 2,203 ton janë shitur dhe eksportuar.

 

Lexo më shumë ...

Grafiku i mëposhtëm tregon sasinë e municioneve të asgjësuara gjatë tre vjetëve të fundit:

b_500_314_16777215_00___images_galeria_demontimi_grafiku_vitet.jpg