Ministria e Mbrojtjes - Arkivi 2008-2013
FASH është një forcë tërësisht vullnetare profesioniste dhe është themelore që personeli i rekrutuar të ketë cilësitë më të larta për të shërbyer në Forcat e Armatosura. 
Rekrutimi për t’u bërë ushtar profesionist në FA ofron shanse të barabarta, mosdiskriminim, përfitime dhe kompensime sipas veçorive të shërbimit ushtarak. Rekrutimi bëhet duke ruajtur e zhvilluar balancat midis kërkesës për moshë mesatare sa më të re dhe nevojës për të qëndruar më gjatë se deri tani në shërbimin ushtarak, raporte të arsyeshme midis forcave operacionale e forcave mbështetëse, midis strukturave të shtabeve me trupën, me qëllim përzgjedhjeje sa më efektive nga kontingjentet që aplikojnë për të shërbyer në FA. Personeli ushtar profesionist femër në FA do të përbëjë deri 15 % të numrit të përgjithshëm të tyre.
Përzgjedhja e elementeve më të përshtatshëm do të bëhet mbi bazën e testimeve për gjendjen shëndetësore, aftësitë fizike dhe intelektuale sipas standardeve e procedurave të përcaktuara për këtë qëllim.
Kontrata e shërbimit për ushtarët profesionistë është përgjegjësi e institucionit të FA, e përfaqësuar nga nivelet përkatëse të komandimit.
Përgjegjësitë, procedurat e rekrutimit të ushtarëve profesionistë edhe baza ligjore gjenden të plota në linkun e mëposhtëm
 

Lexo më shumë...


b_250_170_16777215_00___images_karriera_harta_qpr.jpgMe hyrjen në Forcat e Armatosura Ju përfitoni një status të ri social, punë të garantuar, trajnime profesionale, kurse të gjuhëve të huaja, mundësi për karrierë, trajtim shëndetsor falas për ju dhe familjen tuaj, 45 ditë pushimi në vit dhe një pagë të kënaqshme. Përfitimet shtrihen në të drejtën e kompensimit të ushqimit, të qirasë së banesës ose kredi me kushte lehtësuse, e pushimit në Shtëpitë e Pushimit të Ushtarakëve për dy javë së bashku me familjen kundrejt një pagese të arsyeshme, etj.
Ushtarakët dhe familjarët e tyre përfitojë ndihmë mjekësore falas në institucionet mjekësore ushtarake dhe civile brenda vendit. Ushtarakëve në rezervë, lirim dhe pension pleqërie ju rimbursohen barnat në masën 80%. Ushtarakët dhe pjesëtarët e tjerë të familjes përfitojnë ndihmë të menjëhershme financiare në rast sëmundje të rëndë apo në rast vdekje.
Për të filluar procesin e rekrutimit i interesuari duhet të plotësojë një sërë kriteresh dhe dokumentash. Shtetasit që kërkojnë të aplikojnë për ushtar profesionist duhet të drejtohen pranë Qendrave të Rekrutimit të cilat ndodhen në nivel qarku, ku kandidati do t'i nënështrohet testit fizik, atij intelektual, si dhe intervistës. Harta paraqet QPR të shpërndara sipas qarqeve.
Dokumentat e nevojshme si Formulari  i Aplikimit për Ushtar Profesionist (link) dhe Pyetësori për Aplikim për Ushtar Profesionist ashtu edhe Testet dhe Standartet e Përgatitjes Fizike janë ato të vitit 2011.
 
 
 

Oficeri aktiv i FA është shtetasi shqiptar që ka kryer arsimimin e lartë ushtarak brenda apo jashtë vendit, ose shtetasi shqiptar që ka kryer arsimimin e lartë civil dhe kursin përkatës ushtarak (jo më pak se një vit, në Akademinë Ushtarake), që bën betimin ushtarak dhe titullohet i tillë me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes. 
Gradat ushtarake në FA për oficerët klasifikohen në grada të ulëta, të larta dhe madhore. Koha minimale dhe maksimale e qëndrimit në gradë për përfitimin e gradës pasardhëse është e përcaktuar.
Titullimi oficer aktiv dhe dhënia e gradës së parë të oficerit bëhet me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes.
Gradën nëntoger e marrin studentët që mbarojnë arsimimin e lartë ushtarak në akademitë ushtarake brenda ose jashtë vendit të njësuara me to dhe titullohen oficerë aktiv.
Gradat ushtarake të oficerëve nga nëntoger/nënlejtnant deri në kolonel/kapiten i rangut të I-rë jepen me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes, sipas propozimeve të komisioneve të karrierës.
Gradat madhore u jepen oficerëve me dekret të Presidentit të Republikës dhe me propozim të Ministrit të Mbrojtjes.
Pasi të kenë përmbushur kriteret e nevojshme për arsimimin dhe kualifikimin, oficerët i nështrohen vlerësimit të komisionit të gradave e të karrierës për marrjen e çdo grade më të lartë se ajo që kanë.
 

Lexo më shumë...


Nënoficeri aktiv i FA është shtetasi shqiptar që ka kryer arsimimin e mesëm ose të lartë, kualifikimin përkatës të nënoficerit, që ka bërë betimin ushtarak.
Ushtar/Detar profesionist është shtetasi shqiptar që ka kryer arsimimin e mesëm ose të lartë, shërbimin e detyruar ushtarak aktiv ose kursin profesional përkatës (stërvitja bazë) dhe që ka kryer betimin ushtarak.
Ushtarakut i lind e drejta për gradimin e radhës kur plotëson kriterin kohor, atë të arsimimit dhe kualifikimit të nevojshëm në shkolla e kurse ushtarake dhe civile dhe rezultatet e vlerësimeve vjetore të punës.
Nënoficerët, për marrjen e çdo grade më të lartë se ajo që kanë, kanë të drejtë të shqyrtohen e të vlerësohen nga komisionet e gradave e të karrierës për çdo gradë vetëm 1(një) herë.
 

Lexo më shumë...