Ministria e Mbrojtjes - Arkivi 2008-2013

Kabineti i Ministrit

Kabineti i Ministrit ka për mision të asistojë drejtpërdrejtë Ministrin e Mbrojtjes për përmbushjen e Politikave Qeveritare dhe ato në përmbushjen e reformave prioritare të Ministrit në fushën e mbrojtjes.
Kabineti gjithashtu kujdeset për:
a)  koordinimin brenda atributeve të dhëna, të raporteve me institucionet shtetërore dhe  entet e tjera publike dhe private;
b)  marrëdhëniet me publikun, komunikimin me median elektronike dhe atë të shkruar, nëpërmjet konferencave të shtypit, intervistave dhe kronikave të ndryshme;
ç)  organizimin, përgatitjen, protokollimin e mbledhjeve dhe të takimeve që drejtohen nga Ministri, personalisht ose në emër të tij;
d)  zbatimin e protokollit zyrtar;
dh) postën konfidenciale dhe të rezervuar të Ministrit;
f)   kryen çdo detyrë të ngarkuar nga Ministri i Mbrojtjes.